Bota Opinion

Mu zvogëlua hapësira, megjithatë do ta vazhdojë lojën time!

Fehim Taştekin

Thuhet se në situatat normale, 51 përqindshi duhet të hyjë në dialog me pjesën e mbetur të shoqërisë brenda vendit dhe dërgon mesazhin se duhen rregulluar marrëdhëniet me jashtë. Ka kaluar shumë kohë që kur vend e ka humbur sensin e normales. Për sa kohë Erdogani vazhdon që të rrotullojë gjërat si të dojë për të ndryshuar sistemin që e paërvetësuar, ky mesazh nuk do të arrijë të përcillet.

Vareshin nëpër balloket e shtëpive parulla se dotë fitohej një ‘Evet’ deri në 60 %; fitorja do të shtrihej në të gjithë gjeografinë e vendeve me shumicë myslimane nga Kosova, Bosnja, Shkupi, Selaniku, Kairo, Rripi Gazës, Trablus, deri në Damask, Kazan dhe Bishkek.

Që prej kohës kur islamikët e lagjeve e patën idealizuar Rexhep Tajip Erdoganin si “shpresa e myslimanëve”, pas çdolloj zgjedhjesh shohim dekalarata nëpër ballkone për të zbukuar këto fitore. E megjithatë, panorama që na parashtruan natën e parë pas zgjedhjeve Erdogani dhe ndekësit e tij ishte shumë e zymtë: çmimi i rëndë që iu është dashur të paguajnë për këtë fitore, vazhdueshmëria e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, paligjshmëritë e pafudme, intrigat e thurura në prapaskena, hilet e paskrupullta, shantazhet dhe kërcënimet e bëra, parregullsite, jashtëligjshmëritë dhe paligjshmëritë, imoraliteti, mungesa e ndërgjegjshmërisë dhe propagandat e pmëshirshmë, një shpirt që ka nxitur edhe më shumë gjuhën e tjetërsimit, polarizimit dhe armiqësimit që është përdorur e ka ngrysyr fytyrën e njeriut që e fitoi këtë referandum. Në fytyrën e tij dukej që sapo kishte humbur dhe jo kishte fituar. Kjo është një fitore e të gjitha burimeve të tij administrative, lidhjeve politike dhe terrorit që ushtron ky shtet mbi popullin, megjithatë është një barrë e madhe, është një barrë që peshon tone rëndesë në ndërgjegjen e devijuar. Kjo ishte përshtypja q ajo foto më la mua. Sigurisht pasi ta kaloi këtë gjendje shoku që po përjetoj, Erdogani do të fillojë ta përdorë këtë fitore sikur të kishte qënë një fitore konservatore-nacionaliste prej 70 përqindësh.

***

Çfarë mund tëë sjellë një fitore e diskutueshme dhe me një çmim kaq të lartë; A do të krijojë ajo hapësirat e nevojshme për të realizuar ato që kishte ndërmbend të bënde si brenda dhe jashtë vendit?

Le të shohim fillimisht profilin e atyre që kanë gëzuar për këtë fitore të tij në një rreze të ngushtë gjeografike:

Udhëheqësit e Xhibutit, Ginës, Katarit, Bahreini dhe Azerbaxhanit…

Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt, El Nahda në Tunizi dhe Hamasi në Palestinë…

Xhemaat-i Islami në Pakistan…

Si dhe Ahraru’sh Damask që patën krijuar udhëheqësit e vjetër të Al Kaidës…

Këtë listë, media e kontrolluar nga qeveria e pa pasqyruar nën titujt “Liderët botërore përgëzojnë për fitoren”. Ky shtet që i ka mbetur si kriter ndryshimi i regjimit dhe le të jenë organizatat që e përgëzojnë këtë veprim. Në fund të fundit, pse duhet t’i japë rëndësi Erdogani regimit të palëve të tjera?

Qëndrimi i Rusisë, e cila nuk ka ndonjë problem me faktin se Turqia po drejtohet për në rrugën e diktatoriatit është një qëndrim tashmë klishe: “Referandumi është një çështje e brendshme e Turqisë. Gjithëkush duhet të respektojë vullnetin e lirë të popullit turk.”

Ndërsa qëndrimi i aleatit të NATO-s, SHBA-ja po mban një pozicion dyshues aq sa është bërë situatë shqetësuese. Mbajtjen e një qëndrimi zyrtar ia ka lënë në dorë raportit AGIT që do të përgatisë nga instancat e huaja në vend. AGIT është shprehur se zgjedhjet tpër referandum nuk kanë qënë të ndershme, të lira dhe të ligjshme. Sipas vlerësimit që ka bërë vëzhguesi i demokracisë në Evropë, në raport gjenden të dhëna që tregojnë se gjatë periudhës së partneritetit me BE-në besueshmëria e organizmit të zgjedhjeve është në gjendje kritike. Departamenti i jashtëm i SHBA-së, duke marrë parasysh deklaratat e AGIT është shprehur se “I kemi marrë në konsideratë të gjitha shqetësimet e vëzhguesve të AGIT-it dhe do të presim për raportin final. Ne presim që qeveria turke, pa marrë parasysh votimet e datës 16 Prill duhet të respektojë të drejatat e të gjithë qytetarëve të saj dhe të mbrojë liritë e tyre.” Sigurisht pritet që për shkak të kortezisë politiko-diplomatike të fillojnë të bëhen telefonata mes liderëve, ashtu si telefonat që erdhi pas referandumit nga presidenti Donald Trump. Gjithsesi, kjo gjë nuk e ndryshon qëndrimin e departamentit të jashtëm në lidhje me situatën. Gjatë këtyre viteve të fundit situata mes Turqisë dhe SHBA-së ka qënë delikate. Problematika të këtilla si politika kundrejt Sirisë, prishja e embargos së Iranit nëpërmjet Reza Zarrab dhe Bankës Popullore vazhdojnë të jenë ekzistenciale pavarësisht referandumit.

Edhe nga vetë Evropa, e cila ka një rëndësi jetësore për shkak të procesit për antarësim në BE dhe të marrëdhënieve ekonomike ende nuk ka një përgëzim.

***

Erdogani kishte menduar se pas referandumit do të mund ta shtronte çështjen e antarësimit në tryezë dhe se do të mund të lante llogritë me shtetet që janë për momentin në krizë ekonomike. Për të realizuar këto objektiva ai kishte nevojë për një “Evet” të fuqishëm.

Nga përgjigja që mundi të marrë nga ky referandum, Erdogani nuk mundi dot të krijonte situatën e nevojshme për të arritur objektivat e tij. Përkundrazi, këto rezultate që ishin si një thiikë pas shpine për Erdoganin i kanë përforcuar edhe më shumë argumentat e Evropës. Mesazhet e para që BE-ja kishte përcjellë flisnin për rëndësinë që kishte thënja “Jo” në këtë referandum. Që do të thotë se çdo gjë që do të ketë lidhje me ndryshimet kushtetuese do të kthehet në një argument që doo të krijojë përçarje në vend.

Fakti se kjo gjë do të bëhet një tematikë problematike mes Ankarasë dhe Brukselit e ka përforëcuar edhe më shumë deklarata e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel: “Ky rezultat tregon se sa i përçarë është populli turk. Kjo situatë tregon se vetë Erdogani tashmë ka një përgjegjësi shumë të madhe. Qeveria gjermane pret që qeveria turke të krijojë një dialog me mirëkuptim se të gjitha grupimet politike dhe shoqërore. Në periudhën kohore më të shkurtër të mundshme duhet të fillojnë takimet dhe bisedimet me Turqinë. Duhet të zhvillohen takime mes institucioneve përkatëse të Turqisë dhe të BE-së në lidhje me shqetësimit që ka parashtruar Komisioni i Venediktit.”

I këtillë ka qënë edhe qëndrimi i presidentit të Francës, François Hollande i cili është shprehur kështu: “Rezultati i referandumit tregon se populli turk është i përçarë përsa i përket reformave kryesore qe duhet të zhvillohen në vend.”

Këto nuk janë kritika të lehta të cilat Erdogani mund t’i hedhë poshtë me 51% të votave të referandumit. Për këtë arsye, periudha që na pret do të na kujtojë edhe të drejtat e atyre që kanë votuar kundër në referandum edhe fakktin se ndryshimi i regjimit nuk përputhet me standardet e Evropës.

Shqetësimi që ka përcjellë reporteri i Parlamentit Evropian përmbledh shqetësimin që ka në përgjithësi e gjithë shoqëria e BE-së: “Është mëse e qartë se Turqia nuk do të mund të hyjë në BE me një kushtetutë që nuk ka asnjë mekanizëm zgjidhës dhe që nuk respekton ndarjen e tre pushteteve. ”

Ndarja e pushteteve është është thelbësisht e rëndësishme; për sa kohë nuk do të hiqet dorë nga një kushtetutë që hheq të gjitha mundësitë e zgjedhjes dhe mekanizmave frenuese edhe ankesat kundër saj nuk do të marrin fund.

***

Erdogani kishte për qëllim që me një “Evet” të fortë do të mund të vendoste vetë kushtet e tij. Përsa kohë që kjo nuk është më e mundur, tashmë do të përballemi me një skenar të ndërprerë sensacional. Pavarësisht se BE-ja, për shkak të përçarjeve të veta të brendshme mund të përdorë standard të dyfishtë kundrejt Turqisë, ajo nuk do të mbajë një qëndrim bashkëpunues me qeverinë turke për ndryshimin regjimit dhe nuk do ta trajotjë atë si një periudhë normale dhe si një veprim normal të veprimtarisë së një qeverie. Megjithatë, në të njëjtën kohë, BE-ja nuk e ka ndikueshmërinë e nevojshme dhe mjetet e nevojshme për ta detyruar Turqinë që të heqë dorë nga kjo gjë. Duke marrë parasysh këtë gjë, do të vazhdojë që ta shtojë edhe më shumë dozën e papëlqyeshmërisë kundrejjt Erdoganit dhe do të krijojë kështu një rezistencë kundrejt tij në Evropë.

Thuhet se në situatat normale, 51 përqindshi duhet të hyjë në dialog me pjesën e mbetur të shoqërisë brenda vendit dhe dërgon mesazhin se duhen rregulluar marrëdhëniet me jashtë. Ka kaluar shumë kohë që kur vend e ka humbur sensin e normales. Për sa kohë Erdogani vazhdon që të rrotullojë gjërat si të dojë për të ndryshuar sistemin që e paërvetësuar, ky mesazh nuk do të arrijë të përcillet.

Kjo gjë do të vështirësojë punën e Turqisë për të kapërcyer këtë situatë me anë të kësaj situate si brenda dhe jashtë vendit duke qënë se kjo përqindje është në fakt një thikë pas shpine për Erdoganin. E gjithë situata varet nga balancimet e jashtme dhe të brendshme që do të zhvillohen gjtë periudhës së përgatitjes së hyrjes në fuqi të ndryshimeve deri në vitin 2019. Shkuarja në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që Erdogani të mund të ulet në postin e tij një orë e më parë do të vështirësohet shumë sidomos për shkak të përplasjes së dy palëve në lidhje me zgjidhjen e problematikës së kurtëve, të palës që është pro zgjidhjes paqësore si dhe të aleatëve nacionalistë që mbështesin hyrjen në një konflikt të armatosur. Tashmë, asgjë nuk është e sigurtë.

***

Edhe në arenën ndërkombëtare situata duket e pastabilizuar. Në mënyrë që të kapërcente ngërçin e krijuar në politikën e jashtme, Erdogani pati përdorur strategjinë e të luajturit me të dyja blloqet kundërshtare duke shantazhuar për shkak të pozicionimit gjeostrategjik që Turqia ka. Realizimi i referandumit nuk e ka ndryshuar aspak këtë akrobaci politike të Erdoganit dhe nduk është një vlerë e shtuar. Nuk ka mbetur edhe shumë hapësirë nga ku dhe për ku Erdogani mund të kapërcejë. Pikëisht për këtë arsye, kryekëshilltari i Erdoganit, Yigit Bulut menjëherë pas referandumit është shprehu se duhet të vazhdojë detyrimisht bashkëpunimi me Rusinë, kështu problemet do të minimizohen. Pavarësisht zbehjes së besimit që është krijuar mes Moskës dhe Ankarasë, këto ndryshime të herëpashershme mund të jenë të leverdisshme. Hapësira që ofron Rusia për Turqinë nuk përban vetëm interesat ekonomikë të palëve, lidhet gjithashtu edhe më politikën e jashtme të Turqisë, veçanërisht me rolin e saj në Lindjen e Mesmve, veçanërisht përsa kohë mban të njëjtin qëndrim me Rusinë. Nga njëra anë ëndërron për Osmanimizimin e Ri dhe bindjes së të tjerëve ndaj tyre, nga ana tjetar fantazon të ndjekë të njëjtën rrugë që shkon përshtat me rusët. Thënë shkurt, kjo “Evet” i kufizuar i Erdoganit nuk do t’i hapë atij rrugët e fitores jashtë dhe brenda vendit për të arritur objektivat e tij.

Burimi : Gazete Duvar/ ml

OPINIONE

INTERVISTA