Mungesa e krahut të punës, qeveria “Rama” do të marrë 40 mijë punëtorë të huaj

Shqipëria është në negociata me një shtet të huaj për të marrë 40 mijë punëtorë të kualifikuar. Lajmi konfirmohet nga Albin Gega, drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonomisë.

Marrëveshja pritet të miratohet në muajin qershor nga qeveria shqiptare. Nga këta punonjës, 15 mijë prej tyre pritet të punësohen në sektorin e manifakturës, ndërsa pjesa tjetër do të punësohen në turizëm dhe sektorët e tjerë të ekonomisë të prekur nga kriza e punonjësve.

Shteti nga i cili do të vijnë punonjësit është një vend nga i cili Shqipëria nuk ka shërbyer si transit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Perëndimit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne