Gazetari iranian Alireza Niknam, i cili heton veprimtarine e muxhahedineve iranian ne Shqiperi, ka njoftuar ne profilin e tij ne tweeter se MEK-u ka humbur nje tjeter komandant. Mohsen Masoumin. Komandanti i vdekur i muxhahedineve tregohet si nje person qe eshte vrare nga vete muxhahedinet “organizational purification (assassination)”. Mohseni tregohet si nje nga komandon kryesore te kultit, dhe gazetari aludon qe vrasja e tij ka ardhur pasi ai kerkonte te arratisej dhe jetonte ne liri.
Mohsen Masoumi eshte nje nga shume muxhahedine qe po vdesin ne menyre te mistershme brenda kampit muxhahedin te Manzes. Ai ka qene student i matematikes kur i eshte bashkuar kultit muxhahedin ne fillim te revolucionit iranian. Ai eshte arrestuar dy here ne vitet 1980 dhe burgosur per 3 vite e gjysem. Pas kesaj ai ju bashkua MEK-ut ne Irak ne vitin 1986 ne kohen kur muxhahedinet ishin fedajine te Sadam Hyseinit. Si pasoje e devocionit ndaj kultit ai eshte promovuar duke u bere nje nga komandot e operacioneve muxhahedine kunder Iranit.
A e ka vrare Maryam Rajavi dhe komanda e larte muxhahedine Mohsenin? Ne ditet ne vijim mbetet te shihet nese Mohseni eshte vrare nga muxhahedinet apo ka patur vdekje natyrale. Kjo e gjitha do varet nese autoritetet shqiptare do arrijne qe te bejne autopsine e Mohsenit dhe te tregojne shkaqet e vdekjes se tij.
Shpresohet gjithashtu qe edhe gazetarja Ilda Hoxha e portalit faktoje.al qe sponsorizohen nga USAID-i dhe Sherbimi Boteror i Lajmeve Cifute (American Jewish World Service), te hetojne lajmin e gazetarit iranian dhe te na tregojne sesi eshte e verteta e muxhahedinit Mohsen Masoumi.