Myftiu i Shkodrës pret familjarë të dijetarit të njohur me origjinë shqiptare, shejh Muhamed Nasirudin el Albani

Ditën e enjte, më 1 gusht 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt z. Mohamad Mynir Anamali Adem, i shoqëruar nga i biri, Ilias Mohamad Adem, familjarë të dijetarit dhe hadithologut të shquar, Shejkh Muhamed Nasuridin El-Albani (1914 – 1999).

Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu theksoi se kontributi i shqiptarëve në Siri, sidomos në shekullin e kaluar dhe në vijim, është i dukshëm, gjë për të cilën dëshmojnë edhe libra të shumtë të shkruar rreth kontributit të tyre, por edhe gjurmët konkrete dhe emri i mirë, që aranutët (shqiptarët) kanë edhe sot e kësaj dite në Siri, ku jetojnë në disa prej qyteteve siriane.

Myftiu theksoi se fatmirësisht i përket atij brezi thirrësish islamë, që kanë studiuar dhe janë diplomuar në Damask të Sirisë, ku edhe kanë emigruar shumë prej familjeve muslimane shkodrane, në mesin e të cilave edhe familja e Shejkh Nasuridin El-Albanit, familja e Shejkh Sulejman Gavoçit, etj.

Gjatë këtij bashkëbisedimi të ngrohtë u fol edhe për historikun e hoxhallarëve shkodranë dhe kontributin e tyre në lëmi të ndryshme të shkencave islame. 

Z. Mohamad Mynir Anamali Adem tregoi edhe disa detaje nga jeta dhe vepra e axhës së tij, hadithologut të shquar, Muhamed Nasuridin El-Albani, lidhjes së tij pas dijes dhe përkushtimit të madh ndaj saj. Bashkëbisedimi u shoqërua me detaje dhe kujtime të ndryshme nga jeta e dijetarit El-Albani dhe hoxhallarëve të tjerë të shquar të Shkodrës ndër shekuj./mexhlisi

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne