Myftiu libian akuzoi Egjiptin, Arabinë Saudite dhe EBA-në

Myftiu libian Sadik el Garjani ka akuzuar Egjiptin për komplot kundër Libisë dhe përzierje në punët e brendshme të saja pasi që delegacionet e fraksioneve libian janë takuar në Kajro gjatë kësaj jave për të biseduar për mundësit e formimit të ushtrisë libiane.

“Egjipti po bën komplot kundër Libisë dhe bashkimi i ushtrisë libiane nuk mund të jetë në duart e Egjiptit pasi që tërë atë që punojnë paraqet përzierje serioze në punët e brendshme të Libisë”, ka deklaruar myftiu. Ai ka thënë se të gjithë ata që thërrasin në bashkimin e ushtrisë nëpërmjet komplotistëve të grusht shtetit ushtarak ndihmojnë grusht shtetin ushtarak në një apo mënyrë tjetër.

“Falënderojmë oficerët e ushtrisë së rajonit perëndimor në qëndrimin e tyre pasi që kanë theksuar se gjenerali Hafter është jo legjitim dhe kanë bërë thirrje të gjithë oficerëve libian që të kundërshtojnë planin egjiptian”, ka shtuar myftiu. Ai njashtu ka thënë se abuzimet në Libi sikurse kidnapimi i njerëzve dhe mbajtja e tyre në burgun e Mitigun, dhe në burgje tjera do të sjellin në jo stabilitet më të madh dhe do të inkurajojnë hakmarrjen.

“Nëse populli dëshiron të përfundon konfliktin dhe luftën, atëherë do të duhej të dalin në demonstrata të mëdha dhe të thonë jo arrestimeve të gabuara, kriminele dhe arbitrare. Është e nevojshme që libianët të thirren në drejtat e tyre ashtu që Libia të bëhet e qëndrueshme”.

Muajin e kaluar myftiu libian ka thënë se “paratë e pista”të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite shfrytëzohen për rekrutimin dhe pagimin e mercenarëve afrikan për të okupuar jugun e Libisë dhe se ajo para do të mund të sillte në ndarjen e vendit po të mos parandalohej.

Myftiu ka thënë se udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite “po mbushin llogaritë bankare të armiqve me parat e tyre të pista”, për të blerë armë, duke theksuar se është turp që me ato para të blihen armë për ata që luftojnë kundër armiqve, por në vend të tyre vrasin popullin e Libisë dhe Jemenit.

“Gjenerali Halifa Hafteri duke përdorur armët të blerë nga parat e Emirateve të Bashkuara Arabe ka vrarë më shumë se 15.000 njerëz në Bengazi, dhe ka lënë mbi 20.000 invalid lufte dhe ka shpërngulur 100.000 banor të Bengazit pasi që e ka shkatërruar atë”, ka deklaruar myftiu libian.

“Paraja e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite po shfrytëzohet në komplote dhe skemat të cilat janë sajuar për të bërë dëm myslimanëve”, ka shtuar ai. Myftiu poashtu ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite do të duhej të shpenzonin paratë që i japin armiqve, në ndërtimin e institucioneve arsimore dhe shkencore në vendet myslimane të Afrikës, apo për të mirën e myslimanëve të Birmanisë apo popullatës së bllokuar të Gazës. “Në vend të saj, paranë e shpenzojnë në shërbimet sekrete shtypëse”, ka shtuar ai.

Ai poashtu ka theksuar se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite kanë tradhtuar myslimanët pasi kanë marrë anën e armiqve të myslimanëve, duke shtuar se po i ndihmojnë sionistët izraelit që të shtypin Lëvizjen islamike të rezistencës Hamasin në Palestinë.

Katër shtete, të cilët kanë filluar fushatën diplomatike kundër bllokimit të Katarit, Arabia Saudite, Emiratet, Egjipti dhe Bahrejni kanë përpiluar listën prej 59 personaliteteve dhe 12 organizatave, gjoja të lidhur me Katarin, e të cilët akuzohen për terrorizëm. Në këtë listë gjendet edhe myftiu i Libisë Sadik el Garjani.

Burimi : Islambosna/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne