Myslimanët nuk do të lejojnë krijimin e një Izraeli të dytë

Ali Akbar Velayati, këshilltari i liderit fetar të Iranit, Ajetullah Ali Hamanei tha se vendet myslimane nuk do të lejojnë krijimin e një Izraeli të dytë.

Sipas lajmit të agjencisë ISNA në lidhje me referendumin e jashtëligjshëm të mbajtur më 25 shtator në administratën rajonale kurde të Irakut (KRG) Velayeti tha se populli irakian nuk do të heshtë përballë kësaj.

“Irani, Turqia dhe vendet e tjera të rajonit nuk do të heshtin dhe do të qëndrojnë përballë këtij diversioni të ndryrë… Vendet myslimane nuk do të lejojnë krijimin e një Izraeli të dytë”, ka thënë Velayeti sipas agjencisë ISNA.

Ndërkaq një gazetë e afërt me Hamaneyin shkroi se “pikëpamja që ‘një komb i shpërndarë mund të gjejë qetësi vetëm nëse do të ketë një atdhe’, ka qenë edhe ideja kryesore që ka inkurajuar krijimin e Izraelit”.

Nga ana tjetër një komandant i ushtrisë iraniane, tha se një ditë pas referendumit (25 shtator) Irani ka vendosur sistemet e reja me raketa në rajonet perëndimore të tij që kufizojnë me administratën rajonale kurde të Irakut (KRG). “Ky veprim është kryer ndaj një ‘dyndjeje’ të mundshme”, sqaroi komandanti.

Para votimit, Teherani kërcënoi me mbylljen e kufirit me administratën rajonale kurde të Irakut (KRG) dhe për t’i dhënë fund çdo marrëveshjeje sigurie me atë nëse shpall referendumin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne