Shqiperia

Naftëtarët tërhiqen zvarrë nga policia në qendër të Tiranës

E tërhoqën zvarrë si kriminel, asgjë nuk po bënte, të na lirojnë shokun. Vetëm po protestonte. Ka gjithë natën në këmbë” me këto fjalë naftëtarët në qendër të Tiranës janë ankuar për policinë që i pengoi të protestojnë, madje ka shoqëruar njërin prej tyre. Naftëtarëve të Ballshit iu premtua nga Damian Gjiknuri se paga do t’u jepet nesër rreth orës 13:00, por naftëtarët nuk kanë besim dhe për pak minuta bllokuan rrugën në qendër të Tiranës.
Pas përplasjeve me policinë, rreth 50 naftëtarë janë të vendosur të qëndrojnë në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër është kthyer në Ballsh.