NATO TË SHPËTOJ VETEN PËRSHKALLZON LUFTËN NË EVROP…!

Savash Veliu

Jemi në prag të një transormimi global. Gjithçka që na duhet është një krizë e madhe dhe kombet do pranojnë Rendin e Ri Botëror. George SOROS

Sipas rrethanave të krijuara Putini ishte i detyruar të futet në Ukrainë shkaku se me dekada NATO i bënte trysni ndaj kufijve të saja duke e ngulfatur brenda Rusisë. NATO me këtë akt shkeli Marrëveshjen e “MINSKUT” sepse duke e rrethekuar vazhdimisht nga jugperëndimi evropian ajo detyronte Federatën Ruse të bënte agresione ndaj ish shteteve sovjetike që ishte një shkelje flagrante të marrëveshjeve të shumta ndërkombëtare.

Nato me Soros si çdo herë edhe sot në Ukrainë bënë dy grushtete dhe rrëzuan qeveritë proruse të ukrainës së zgjedhur me votat e populliit.

Në këtë rast Rusia kishte të drejt të kërcënonte NATO-n të qëndronte larg dhe besnik marrëveshjes, por më kot, sepse Amerika ishte kryeneçe dhe bënte trysni derisa pëlciti sot konflikti Ukraina. Dhe tani perëndimorët bëjnë sehir duke i hedhur zjarrit benzin me pretendim ta harxhojnë Rusinë që ajo të gjunjëzohet prej idealeve të saja në ngritjen e një Rusie të Madhe Cariste. Nëse zgjatet konflikti ka gjasa të rrokulliset Putin nga froni sepse do të rebelohet populli rus i cili shikon inflacioninë dhe xhepin e saj personal. Prandaj NATO do ta shtoj zjarrin në Ukrainë duke dërguar me të madhe armë deri sa të shënoj fitoren kurse Zelenskin do ta shpallin hero i shembullt për “vlerat” perëndimore i cili është i mbrojtur nga forcat speciale amerikane në front.

Gazetari Pepe Escobar thotë: “Zelenkski, ky karagjoz… ka ndenjur gjithë kohën në bunker special me ekran të gjelbërt nga mbrapa”.

Pra shikoni këtë teatër kontraverze që po e lozin bashkë Zelenski me Perëndimorët në kurriz të popullit ukrainas…!

Nëse shikojm në njërën anë edhe Rusia është shkelësja e shumë Marrëveshjeve ndërkombëtare siç ndodhi në Siri mes Turqisē dhe Rusisë dhe tani mes Ukrainës dhe Rusisë gjatë dorëzimit të raketave bërthamore të mandatuar nga amerikanët si garantore se Rusia nuk do ta pushtoj Ukrainën, një marrëveshje e vitit 1994!

Siç shihet edhe njëra edhe tjetra palë Rusët dhe Amerikanët janë plangprishës dhe të rrezikshëm për njerëzimin sepse udhēheqen nga egoja e pangopshmërisë për të rrëmbyer tokat me pasurit e huaj me vrrasje makabre të popujve civilë vetëm për të arritur tek idealet e tyre çoroditëse.

Në vitin 2016 ishinë Senatorët amerikan Graham dhe Mc’Cain të ngarkuara me mission të nxisin ushtrinë ukrainase për luftë me Rusinë pasi ajo aneksoj Krimenë, por fal ardhjes të Trampit në pushtet më 2017 kjo avantur të demokratëve sionist u anulua.

Një gjë duhet të dihet se Missioni i SOROS është të fut NATOn në konflikt me RUSINË dhe ti varros dy palët përgjitjmonë duke ia liruar rrugën ngritjes së shtetit të ri Sionist Kinën nga do sundojn me dhunë sërish globin!

George Soros thotë: “Kina duhet ta udhëheq Rendin e Ri Botëror, ta krijoj atë, ta zotëroj atë dhe të largojë Shtetet e Bashkuara Amerikane si superfuqi ekonomike botërore!

Shikuar nga njëra anë Rusia Putiniste ka të mirat e saja politike sepse njëkohësisht ajo lufton degjeneruesit SOROS, LGTB, Pedofilin dhe martesat të njëjtës gjini të udhëhequr nga neokomunistët majtist që promovojnë “vlerat evropiane”. Në këtë rast Putin zotohet se do mbroj familjen konzervative dhe tradicionale të popullit rus siç bëjnë edhe partnerët Viktor Orban i Hungarisë dhe Presidenti i Turqisë Erdogan gest që i bën partner strategjik të një qëllimi në luftën kundër Globalistëve NATO, organizmë e cila humb dita ditës gjak dhe luan kartën e fundit në Ukrainë duke tentuar të fitoj luftën për ta shkërmoqur Putinizmin dhe pastaj do ti kthehen padyshim Turqisë Erdoganiste derisa ky i fundit është forcuar dukshëm në skenën botërore sot. Poqese NATO ia arrinë qëllimit në Ukrainë atëherë do prokllamoj vazhdimin e sundimit të saj mbi Dylberizminë antimoral. Por gjykuar sot nga aspekti real Turqia është forcuar dukshëm në aspektin ushtarak dhe ekonomik dhe prandaj pritjet e tyre janë të dobëta.

Pra, sipas meje është e mira të bjerë pak Putin nga takati sepse edhe NATO është dobësuar prej brenda nga përçarjet dramatike mes antarëve të aleancës në tē cilën Turqia qëndron pasive dhe qëndrimi i saj neutralizon grushtin goditëse të ushtrisë së NATOs në skenë dhe siç shihet ajo tani udhëhiqet vetëm prej Francës, Gjermanisë dhe Amerikës të cilët janë agresive, por deri kur!??

Franca ka gjasa të lë aleancën NATO sepse ajo nuk ia mbron më interesat franceze si më parë në ish kolonit Afrikane ku brenda një viti ajo u shtrydhte 500 miliard dollarë si haraç të dekolonizimit që tani është bërë shkak Franca të jetë sot në kolaps ekonomik.

Sa ka gjasa Gjermania e hutuar dhe e dirigjuar nga Amerika të qëndroj në dy karrige mes Amerikës dhe Rusisë, ate do ta tregoj konflikti në Ukrainë. Por mos harojm se vitin e kaluar Amerika me zbarkimin ushtarak në Gjermani bërë grushtet në gjermani prej nga blindoi evropën dhe siguroj veten duke e dërguar kancelaren Merkel në pension. Me të parën e futi Gjermaninë në borxhë mbi 690 miliard dollar tek FMN amerikane dhe kështu ia siguroj vetes edhe Gjermaninë edhe Evropën dhe në post errdhi kancelari Szholz i cili në ditët e para nguronte të ndihmonte Ukrainën me armë por kur iu fundos anija në pacifik përplotë me vetura luksoze me pesh prej 500 milion dollar u detyrua të armatos Ukrainën!

Sidoqoftë koha punon kontra NATOs, siç duket ajo është e fshirë nga tavolina e udhëheqjes së botës me ‘iks’ të kuq. Dmth, Ukraina u përdor si Karem për Rusinë bashkë me komedienin Zelenski për të fituar NATO sadopak Gjak!  Zelenskiy që pa kurthin e SHBA-së dhe Europës tha: Ju doni të vdesim ngadal!

Në Tavolinën e Re siç shihet do mbeten Rusia dhe Kina të cilët do godasin botën islame sepse edhe njëra edhe tjetra janë zullumqarë të muslimanëve. Por mos të humbim shpresat sepse ka gjasa të bëhet ringritja e Turqisë si forcë e re mbi zullumqarët dhe primatin e udhëheqjes botërore të merr Turqia sepse ka nevoj bota për Paqe dhe Qetësi dhe jo për konflikte absurde… Prandaj Turqia çdo ditë forcon aleancat e reja diplomatike me tjera shtete dhe lobi të fuqishme në arrenën nërkombëtare prej nga priten rezultatet të shihen në ditët në vijim.

Pra është islami Fe që siguron paqe dhe barazi mes popujve të botës me jetesë njerëzore mbi Liri sepse udhëheq paqësisht larg Globalistëve satanist dhe Zullumqarëve siç janë Rusia dhe Kina ekspansioniste.

Sërish Erdogan i jep përparësi diplomacisë si mjeti më racional në bisedën me Putin dhe i thotë: Të hapim së bashku rrugën për paqen sepse NATO me sionistët duan të të gropojn nën dheun ukrainas. Me mua do shpëtosh veten dhe Rusinë sepse solucion tjetër racional nuk ka për Putinin sot!

Sa i përket mercenarëve të ashtuquajtur “ÇEÇEN” nën udhëheqjen e Putinit nuk jane Çeçen por mercenar të Kadirovit. Kēta janē bektashij të përdall që luftuan dhe e luftojn krahun e Gjeneral Dudajevit Sunnit të përkrahur nga Rusia derisa i mundën dudajistēt të shporur nga Çeçenija nëpër shtetet fqinje që luftohen vazhdimisht nga rusokadirovët. Këta mercenar besnik të Putinit ekskluzivisht janë të angazhuar sot në Ukrainë të luftojnë krahun dudajiste që mbrojnë vatanin e dytë të tyre Ukrainën bashkë me Myftiun e ukrainës Said Ismailov i cili i ftoj këta bashibozuk të kthehen në Rusi..!

Nëse janē “çeçen” tē vërtetë le ti kthejn armët Rusisë dhe të luftojnë pēr vatanin e tyre!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne