Ashpërsim i sanksioneve ndaj Hamasit

Nga diplomatët mësohet po ashtu se BE-ja do të shtojë sanksionet e mëparshme të vendosura ndaj Hamasit. Diplomatët thanë se ato do të hyjnë në fuqi fillimisht me kërkesën e anëtarëve si Gjermania, të cilët dëshirojnë të bëjnë të qartë se nuk po i krahasojnë Hamasin dhe kolonët izraelitë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se ka rëndësi thelbësore që Gjermania ta bëjë të qartë se veprimet e të dyja palëve nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

BE-ja vazhdon të jetë e ndarë në dy grupe: vendeve anëtarëve që mbështesin fuqishëm Izraelin dhe atyre që simpatizojnë më tepër me palestinezët. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili është më afër grupit të fundit, tha të hënën (18.03) se lufta në Gazë është kthyer në një “varrezë për shumë nga parimet më të rëndësishme të së drejtës humanitare”./ DW