Bota

Ndalimi i mishit hallall në Belgjikë shkakton reagim tek myslimanët dhe hebrenjtë

Vënia në zbatim në fillim të vitit të ndalimit të prerjes hallall në rajonin Flaman të Belgjikës, ka shkaktuar reagimin e komunitetit mysliman dhe hebre.

Komunitetet myslimane dhe hebre, që përbëjnë afërsisht 6% të popullsisë belge, mbrojnë mendimin se vendimi për të therur kafshët pa i tronditur dhe pa i përgjumur ato, kufizon liritë e besimit të të dyja feve dhe nuk respekton komunitetet në fjalë.

Sipas prerjes që myslimanët e cilësojnë “hallall” dhe Hebrenjtë “kosher”, para se të theret kafsha duhet të jetë e shëndetshme dhe e vetëdijshme.

Por ndalimi i vënë në zbatim pengon përfitimin e mishit hallall dhe kosher.

Kurse pala që mbështet këtë vendim përbëhet përgjithësisht nga ekstremistët e djathtë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, të cilët pretendojnë se prerja e mishit me metodën hallall bën që kafsha të vuaj dhe shkel të drejtat e kafshëve./ trt

OPINIONE