Policia greke ka arrestuar në Igumeicë 25-vjecaren shqiptare Kostandina Mata në mjetin e të cilës u gjet dhe u sekuestruan 33 pako me 35 kg e 130 gr marijuanë.
Në momentin e ndalimit, në makinën e 25-vjeçares, Mata ndodheshin edhe dy fëmijët e saj të mitur.
Si provë materiale, policia sekuestroi edhe një telefon celular.
Mediet greke raportojnë se, shqiptarja ishte furnizuar me drogë në territorin e shtetit fqinj dhe më pas kishte marrë përsipër ta çonte në destinacion.
Mësohet se Kostandina Mata, ishte pronare e një kantine në Sarandë.