Ndërtimi i kullës në qendër të Tiranës, Minxhozi: Drejtësia të hetojë akuzat mbi Berishën

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar akuzat e ngritura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha se ky i fundit do të ndërtojë një kullë në mes të kryeqytetit. Projekti i quajtur “Mount of Tirana” do të ndërtohet nga “Nova Construction 2012”.

“Unë si qytetar do të doja që KKT të pyesë dhe të matet para se të miratojë projekte në hapësirat e gjelbërta që po vijnë duke u tkurrur. Kjo është një çështje që e tejkalon sepse të dyja palët janë sjellë në mënyrë pak të përgjegjshme. Pastaj se cilët financues qëndrojnë pas ha debat, kjo meriton të verifikohet. Të verifikohet në rrugë publike dhe nëse ka vend edhe në rrugë legale. Ata që janë në shesh le të protestojnë.

Ata që kanë për detyrë të verifikojnë letrat le të bëjnë gjithashtu ndërkohë që politika le të fshihet pas gishtit, siç bën edhe Berisha, i cili nuk mungon kurrë së foluri për çdo gjë që hedh hije, por në këtë rast tregohet i moderuar ndërkohë që akuzat i ka shumë konkrete si nga Basha si nga eksponentë të maxhorancës.”, theksoi Minxhozi.

Debatet e krijuara lidhur me këtë projekt ai i cilësoi si një zhurmë politike pasi siç theksoi analisti, projekti është miratuar prej kohësh. “Është zhurmë politike sepse procesi ka shkuar deri në fund. Nuk di se sa i kthyeshëm mund të jetë. Dyshoj se diçka mund të kthehet pas. Kemi faktin konkret dhe real në terren që ajo hapësirë deri dje lulishte po rrethohet për të ngritur një godinë që KKT i ka dhënë me qetësinë më të madhe.”, tha Minxhozi./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne