Ndeshja e futbollit te Shkodres dhe kurbani musliman i Edi Rames per Izraelin

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon sagen e persekutimit te besimtareve muslimane: Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani nga organet e antiterrorit dhe prokuroria shqiptare, pas nje lajmi te rreme qe mediat izraelite hapen kunder ketyre qytetaresh shqiptare ne nentor 2016.

Aludohet qe lajmi i rreme i cili shpallte si terroriste keta qytetare eshte shpikur nga Mosadi izraelit i cili nuk donte qe ne nentor 2016 ndeshja e futbollit Shqiperi – Izrael te luhej ne qytetin e Shkodres pasi ndenjat pro-palestineze ne Shkoder do konsideroheshin si poshteruese nga lojtaret izraelite.

Tregohet sesi per te zhvendosur ndeshjen nga Shkodra per ne Izrael, Mosadi shpiku perrallen sikur kater besimtaret shqiptare ishin terroriste dhe sesi kjo perralle u perdor per te burgosur, mbajtur ne arrest shtepie dhe shkaterruar jeten e muslimaneve shqiptare. Pretendimi izraelit u perkrah nga policia e antiterrorit dhe prokurori Eugen Beci te cilet edhe pse pa fakte u bene shkak per traumat dhe vuajtjet e Bekim Protopapes, Ergys Faslijas, Xhezair Fishtit dhe Medat Hasanit. Shpallja nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion si te pafajshem per kater besimtaret muslimane shqiptare eshte nje lajm i mire dhe i keq. Lajmi i mire perkon ne faktin se pas 4 vitesh burgosje dhe persekutimi me ne fund besimtaret muslimane kane fituar pafajesine. Lajmi i keq perkon ne faktin se mediat, gazetare sikur Alfred Lela, Blendi Fevziu, Flamur Veizaj, Anila Hoxhaj, antiterrori dhe prokuroria kane qene bashkefajtore ne histerine, persekutimin dhe vuajtjet e besimtareve te pafajshem shqiptare.

Ne nje kohe qe shteti shqiptar strehon dy organizata terroriste, Muxhahedinet Iraniane dhe FETO apo organizaten gyleniste, ai tregon superzell qe te persekutoje, burgose dhe diskreditoje muslimanet shqiptare si terroriste. Fajtor kryesor per frymen e islamofobise ne vend mban kryeministri Edi Rama i cili qe prej ardhjes ne pushtet ka ndermarre nje seri veprash kunder muslimaneve te Shqiperise. Bekim Protopapa, Ergys Faslija, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani ishin ne njefare menyre kurbane te pafajshem qe regjimi i Edi Rames burgosi per ti bere qejfin Izraelit dhe kryeministrit te tij Benjamin Netanjahu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne