Ndikimi rus / PS do kërkojë mbylljen e disa portaleve. Alibi për të kontrolluar mediat?!

Dezinformimi në Shqipëri, si dhe përpjekjet e vendeve të huaja si Rusia për të dezinformuar, do të luftohen edhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore.

Të enjten, në mënyrë të beftë në Kuvend shkoi një propozim, i cili synon marrjen e masave kundër dezinformimit.

Duke u kapur pas rrezikut rus, PS synon të ngrejë një komision i cili do censurojë çdo postim në rrjetet sociale, të cilin socialistët e cilësojnë si pro rus, por edhe mund të hiqen lajme dhe të mbyllen portale.

“Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi, në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to. Bazuar në gjetjet e kësaj analize. Komisioni i Posaçëm duhet të identifikojë masat administrative dhe ndërhyrjet e mundshme nëpërmjet ndryshimit apo plotësimit tëe legjislacionit në fuqi për të adresuar zgjidhjen e problematikave të identifikuara, veçanërisht në drejtim të rritjes së përgjegjëshmërisë së platformave dhe mediave sociale për të klasifikuar përmbajtjet e lajmeve/informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet me qëllim bërjen sa më transparente të faktorëve ku bazohen për të shfaqur, për t’i dhënë përparësi, shpërndarë, apo hequr përmbajten e lajmit/informacionit”, thekson drafti./prapaskena

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress