Parlamenti izraelit miraton ligjin që mund të mbyllë ‘Al Jazeera’ në territorin e saj

Parlamenti i Izraelit ka miratuar një ligj që i lejon shtetit izraelite që të pengojë stacionet e huaja televizive të operojnë në territorin e saj nëse besohet se ato mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Ky vendim i parlamentit izraelit është bërë me dije nga “The Times of Israel”, duke kujtuar se ky ligj mund të çojë në mbylljen e Al Jazeera”, një media nga Katari, në Izrael.

Ministri izraelit i Komunikimeve, Shlomo Karhi, duke komplimentuar parlamentin për miratimin e këtij ligji shtoi se “nuk do të ketë liri të fjalës për zëdhënësit e Hamasit në Izrael. Al Jazeera do të mbyllet në ditët në vijim”./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne