Ndodh dhe kjo! Të përjashtuar nga Kuvendi, Nallbati dhe Salianji futen në Kryesi nga dritarja

Pas debateve të forta te Kryesia e Kuvendit, Garda hap derën për deputetët e opozitës. Por do të lejohen vetëm ata që nuk janë të përjashtuar nga Kuvendi. I vetmi që ka hyrë në kryesi, nga radhët e deputetëve të përjashtuar, është Flamur Noka, i cili hipi përmes kangjellave.

Pamje që nuk kishin ndodhur më parë! Pas tensioneve që u regjistruan sot në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, ku deputetë të përjashtuar të PD, por edhe ata që nuk janë të përjashtuar kanë gjetur rrugë të tjera.

Përmes një karrigeje, Salianji dhe Nallbati kanë hyrë nga dritarja për në kryesi, dhe më pas Noka./BW

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne