Kina: Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë që tragjedia në Gaza të vazhdojë

Kina i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë tragjedinë në Gaza ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në enklavën palestineze.

“Situata katastrofike humanitare në Gaza po i bën thirrje ndërgjegjes njerëzore dhe komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë që tragjedia të vazhdojë”, u tha gazetarëve në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Reagimi i Pekinit erdhi pasi forcat izraelite sulmuan një autokolonë ambulancash në Gaza të premten, raportoi media shtetërore.

Numri i të vdekurve nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 9.770, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar.

Në mesin e të vrarëve gjenden 4.800 fëmijë dhe 2.550 gra.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën bombardime të pamëshirshme ajrore që nga operacioni ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive të njerëzve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët në Gaza për shkak të rrethimit izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne