Ndryshime në qeveri dhe në strukturat e partisë? Zbardhet data dhe ora kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS

Më 4 shtator në orën 16:30 do të mbahet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët kur u pyet për ndryshimet në qeveri tha se “duhet të prisni edhe pak dita sapo të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS”

Po ashtu Rama u pyet edhe lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe nëse do të ketë të tilla. Rama i cilësoi si thashetheme që mund të bëhen vetëm ‘nëpër çadrat e plazhit’.

“Mos humbisni kohë me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohën ne këtu në godinën e qeverisë”, tha ndër të tjera Rama.

Sa i përket ndryshimeve në qeveri, kryeministri e la të hapur si mundësi duke thënë se duhet edhe pak ditë për të zbuluar me detaje nëse do të ketë apo jo ndryshime./panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne