Hyri të ndalonte sherrin ku u përfshi shoku i tij, vritet 23-vjeçari shqiptar në Itali!

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se 23 vjeçari, Klajdi Bitri është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.

Si mediave italiane i riu shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin ku ishte përfshirë shoku i tij. Sherri mes të cilëve ka ndodhur pasi makina ku ndodhej autori i vrasje kishte bllokuar trafikun dhe nuk i jepte përparësi automjeteve të tjera.
Raportohet se mes autorit dhe shokut të shqiptarit ka pasur një përplasje fizike dhe në këtë mënyrë 23-vjeçari shqiptar ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Por ka qenë ky edhe momenti kur është goditur me shtizë peshkimi nga alegjeriani./Bw

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne