Shqiperia

Ndryshimet në Kodin Penal/Konfiskimi i pasurisë për bizneset i detyrueshëm, mos t’i lihet në dorë gjykatave!

Konfiskimi i pasurisë për bizneset që lidhen me krimin duhet të bëhet i detyrueshëm, jo për t’ia lënë në dorë gjykatave. Ky është një nga ndryshimet që është bërë në Kodin Penal.

Kreu i Magjistraturës, Arben Rakipi ka sqaruar me detaje pikat ku janë ndërhyrë në Kodin Penal, gjatë prezantimi t që bëri ditën e sotme në krah të ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj. Një tjetër çështje që ai evidentoi është roli i viktimës në një proces penal. Sipas tij, mbështetur edhe nga ligjet ndërkombëtare, viktima duhet të luajë një rol më aktiv, ku duhet të përballet me akuzuesin, pasi kështu është më e lehtë të arrihet tek drejtësia.

“Kemi muaj që po punojmë, kjo çështje ka filluar me trajtimin e defekteve të hasura gjatë praktikës gjyqësore dhe asaj legjislative. Në ministrinë e Drejtësisë prej kohësh, kemi gjetur një analiza të gatshme të defektiti të Kodit dhe shtyllat kryesore ku duhet ndërhyrë. Janë përfshirë si detyrim thelbësor parashikimi i normave dhe dispozitave që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare, janë dënimet detyruese të gjykatës Europiane, apo të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, që kanë ndërhyrë për të modifikuar apo trajtuar norma të caktuara me Kushtetutën e vendit. Këto përbëjnë shtyllat detyruese të ndërhyrjeve. Kemi një dualitet kriminalizimin dhe dekriminalizimi nga veprimet që bazën e tyre e kanë të marrëdhëniet shoqërore, kjo do të përbënte të renë kryesore në iniciativën tonë. Lidhur me çështjen e të miturve, është bërë përparime të Kodi i Drejtësisë, ndërkohë që në Kodin Penal janë detyrime që rrjedhin nga Konventa, por edhe Kodi i Drejtësisë për të mitur. Është parë në këndështrimin që duhet bërë për të ardhmen e vendit, kriminaliteti është burim parësor për shkaqe sociale. I mundëson të miturve dhe institucioneve një trajtim të veçantë me idenë superiore që interesi i tyre të prevalojë. Një çështje tjetër që mund t’ju paraqisja si një e re që është qëndrimi ynë në raport me viktimën. Viktima të luajë një rol më aktiv lidhur me përmbajtjen e procesit, rritja e rolit të viktimës në procesin Penal, është thelbësore se lidhet me interesin parësor për shkak të dëmeve që ka pësuar dhe vendosja e viktimës përkrah akuzës është ideale për të arritur drejt të drejtës. Është e nevojshme për t’u bërë edhe nga ne. Një çështje tjetër që mund të përmend është trajtimi i personit Juridik. Një e re tjetër është trajtimi penal i personi juridik, apo mënyra e zbatimit të dënimeve plotësuese. Nisur nga rastet kur kriminaliteti goditet në qendër të tij, ne kemi bërë të detyruseshme, dënimet plotësuese që lidhen konfiskimin apo mbylljen e biznesit që vënë aktivitetit në shërbim të krimit. Kemi menduar që konfisikimi i detyrueshëm jo për t’ia lënë në dorë opurtinitetit të gjykatave. Gjykata do të jetë e mbështetur dhe e ndihmuar dhe prokurori qq të jetë të varur nga ligji dhe të pandikuar nga jashtë. Është element bazë i forcimit të pavarësisë së Gjykatës”, tha Rakipi.

Ministrja tha se ndryshimet në Kodin Penal do të kalojnë në Kuvend brenda vitit.

“Objektivi ynë është miratimi i një Kodi modern, me praktika gjyqësore si dhe akteve ndërkombëtare që vendi ynë është pjesë. Ky Kod do jetë një nga projektet më të diskutuara për shkak të rëndësisë së mbart. Brenda këtij viti do të shkojë në Kuvend. Reformimi i Kodit Penal, po punohet prej një viti. Në tetor-nëntor do të ketë konsultim të gjerë për ndryshimet”, tha Gjonaj.

Ajo ka komentuar edhe gjendjen në “regjimin 41-bis”, më specifikisht për rastin e Arbjon Alikos dhe Genci Balla. Gjonaj tha se ky regjim është marrë nga Italia dhe nuk pritej që të pranohej lehtësisht nga të burgosurit, por theksoi se të drejtat e njerit janë zbatuar.

“Mënyra e ndërhyrjes ka qenë e ndryshme duke bërë që dispozitat të përplasen, që të mos ketë koherencë dhe ka pasur edhe një defekt i cili duhet evidentuar, aplikime apo parashikime dënimesh në kundërvënie të njërës vepër në tjetrën. Ka pasur vepra me rrezik të lehtë që dënoheshin më shume se ato me rrezik të shtuar”, tha Gjonaj./Shqiptarja

OPINIONE