Ne Bosnje përkujtohen 16 të vrarët nga ushtria kroate.

Bosnjë dhe Hercegovina përkujtoi nëntë civilë boshnjakë dhe shtatë ushtarë të paarmatosur të cilët u vranë nga trupat e Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) pranë qytetit historik të Mostarit gjatë Luftës së Bosnjës, raporton Anadolu.

Familjarët e viktimave vendosën lule në monumentin e dedikuar në fshatin Rashtani për të shënuar 30-vjetorin e sulmit të dhunshëm.

“Është detyra jonë të mbajmë të gjallë kujtimin e atyre që humbëm. Ne do të bëjmë gjithçka që ajo që ndodhi këtu të mos harrohet”, tha Adnin Hasiq, organizator i ceremonisë.

Lufta e Bosnjës zgjati nga 1 marsi 1992 deri më 14 dhjetor 1995.

Më shumë se 100.000 njerëz u vranë dhe 2 milionë banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre nga genocidi serb/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne