Spanjë, sekuestrohen 9,4 tonë kokainë e fshehur nëpër kontejnerë të bananeve

Në Spanjë janë gjetur 9,4 tonë kokainë e fshehur brenda kontejnerëve me banane dhe thuhet se kjo ishte sasia më e madhe e drogës e kapur në vend deri më sot, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë për shtyp nga Departamenti i Policisë spanjolle dhe agjencitë e doganave, njoftohet se në kontejnerët e bananeve që erdhën nga qyteti Cadiz i Kolumbisë kishte 9 tonë e 436 kilogramë kokainë.

Duke informuar se kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur deri më sot në Spanjë, autoritetet njoftuan se droga në fjalë dërgohej nga Spanja në Portugali dhe prej aty në vende të tjera të Evropës.

Thuhej se në kontejnerët ku ishte vendosur droga, e cila ruhej në pako njëkilogramëshe mes bananeve, kishte mbi 30 logo dhe se organizatat kriminale synonin ta fshehin më shumë në këtë mënyrë drogën.

Duke thënë se transporti i drogës në kontejnerë të regjistruar në një kompani tregtare ndërkombëtare me seli në Ekuador është kryer nga një prej organizatave më të mëdha kriminale në Evropë, policia spanjolle njoftoi se hetimet po vazhdojnë.

Nuk është dhënë asnjë informacion për numrin e të ndaluarve apo të arrestuarve për shkak të vazhdimit të operacionit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne