Në përleshjet në kufi të Rripit të Gazës humbën jetën 4 palestinezë

Në përleshjet në zonën kufitare të Rripit të Gazës nën bllokadë mes ushtrisë izraelite dhe grupeve palestineze kanë humbur jetën 4 palestinezë dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se mes ushtrisë izraelite dhe palestinezëve po zhvillohen përleshje intensive në zonën kufitare me Rripin e Gazës.

Në lajm bëhet e ditur se 2 palestinezë kanë humbur jetën në lindje të qytetit të Gazës i cili është një prej zonave të konfliktit ndërsa 2 të rinj të tjerë kanë humbur jetën në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe se 5 persona të tjerë janë plagosur.

Po ashtu thuhet se të plagosurit janë dërguar në spitalin “Dëshmorët e Aksa-së” në qytetin Deir al-Balah.

– Hamas: Janë marrë nën kontroll pika kufitare e Izraelit Kerem Abu Salim dhe pikat ushtarake përreth saj

Hamas ka ndarë pamje lidhur me marrjen nën kontroll nga Brigadat Izzeddin Kassam të pikës kufitare të Izraelit Kerem Abu Salim dhe pikat ushtarake përreth saj që i përkasin Izraelit në lindje të qytetit Refah në jug të Rripit të Gazës.

Në pamje shihet se elementët e Brigadës Izzeddin Kassam kryejnë bastisje me motorçikleta ndaj pikës kufitare të Izraelit Kerem Abu Salim dhe që vrasin shumë ushtarë izraelitë.

Gjithashtu në pamje paraqitet se anëtarët e Brigadës Izzeddin Kassam janë plotësisht me veshje ushtarake, se në zonën në fjalë hyjnë në përleshje vende-vende me ushtarët izraelitë dhe se më pas janë plotësisht dominues në zonë.

Komandanti i Brigadave Brigadës Izzeddin Kassam, Mohammad Deif njoftoi se mëngjesin e sotëm kanë nisur kundër Izraelit operacionin “Tufani i Aksa-së” dhe se në fazën e parë kanë lëshuar 5 mijë raketa dhe mortaja.

Në lajmin e transmetuesit publik izraelit (KAN) thuhet se një grup i armatosur që u infiltrua në rajonet e Izraelit nga Gaza, mori nën kontroll një qendër policore në qytetin Sderot, se ushtria izraelite hyri në luftime me grupet e armatosura dhe se ka të plagosur.

Ushtria izraelite njoftoi se që nga orët e mëngjesit kanë filluar sulm ndaj Rripit të Gazës.

Mediat izraelite njoftuan se 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa të kryera nga Gaza./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne