Në sulmet e Izraelit në Gaza rritet në 313 numri i personave që kanë humbur jetën

Rritet në 313 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit ndaj Gazës nën bllokadë.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me humbjet e jetëve në palën palestineze pas sulmit “Tufani i Aksa-së” që Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit filluan kundër Izraelit nga Rripi i Gazës nën bllokadë.

Në deklaratë thuhet se në sulmet e Izraelit ndaj Gazës kanë humbur jetën 313 persona ndërsa janë plagosur 1.990 të tjerë.

Numri i izraelitëve të plagosur rritet në 1.864

Në një deklaratë nga Ministria izraelite e Shëndetësisë thuhet se është rritur në 1.864 numri i izraelitëve që janë plagosur në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës nën bllokadë.

Po ashtu në deklaratën bëhet e ditur se 345 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Izraeli evakuon izraelitët në kufi me Gazën

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se ka filluar evakuimi i izraelitëve që jetojnë një njësitë e vendbanimeve hebreje në kufirin me Rripin e Gazës dhe se kontrolli është rimarrë në shumë rajone.

“Kemi arritur të marrim sërish kontrollin e shumicës së rajoneve që u sulmuan. Luftimet vazhdojnë në njësinë e vendbanimit Beiri”, thuhet në deklaratë.

Çfarë ka ndodhur

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit dje në mëngjes njoftoi nisjen e një sulmi gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Pas operacionit “Tufani i Aksa-së” edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne