Rajoni

Në Vetëvendosje thonë se ideja e korrigjimit të kufijve po e lë Kosovën pa viza

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve të shtetit për shtyrje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kritikuar edhe deklaratat e zëvendëskryeministrit, Enver Hoxhaj, rreth qasjes së Kosovës ndaj BE-së nëse nuk do të ketë këtë vit lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen.

“Liberalizimi i vizave nuk vjen me këta njerëz, nëse e duan liberalizimin duhet të largohen nga pushteti. Në krye duhet të vihen njerëz të ndershëm që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin,” tha deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie.“PDK-ja e drejton drejtësinë së cilës ja ka zënë frymën, arsimin të cilin e kanë shkatërruar e po ashtu edhe shëndetësinë, shkalla e papunësisë është mbi 40 përqind. Varfëria ekstreme për çdo vit shënon rritje, punëtorët vdesin në vendet e punës dhe askush nuk jep përgjegjësi. ”
I NGJAJSHËM
HARADINAJ NË DEÇAN, FLET PËR USHTRINË E LIBERALIZIMIN E VIZAVE
Sipas deputetes, Fitore Pacolli, tani nuk mbeten problematike vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën.“Ata po fajësojnë qytetarët dhe BE-në për albanofobe dhe se Kosova duhet të rishikojë qasjen ndaj BE-së. Tani nuk mbetet vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën. Vendimi në Këshillin e Ministrave pritej të merrej në dhjetor të këtij viti, por siç duket edhe kjo nuk do të ndodhë,” tha Pacolli, para gazetarëve, raporton EO.

“Korrigjimi i kufijve ka dërguar sinjal të rrezikshëm. Për ta komplikuar situatën zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, thotë se nëse BE-ja nuk liberalizon vizat, Kosova duhet të rishikojë qasjen. Ne kemi informacione se disa shtete që kemi pritur të përkrahin liberalizimin tani janë kundër. Bëhet fjalë për takimet e ekspertëve.

As qeveria nuk po na njofton, Gjermania, Franca, Belgjika janë kundër. Këta kanë disa informata që ne nuk i kemi, edhe gazetarët edhe deputetët duhet t’i bëjmë presion qeverisë që të na japin informatat e sakta.

Burimi: Mesazhi.com

OPINIONE