Bota

Peshkimi në Gaza, profesion i vështirë nën plumbat e forcave izraelite

Peshkatarët nga Gaza përveç vështirësive që sjell profesioni i tyre, mundohen që të fitojnë kafshatën e gojës nën rrezikun e plumbave të forcave izraelite.

Peshkatarët në Gazën e cila është nën bllokadën e Izraelit, për të siguruar jetesën nga njëra anë ushtrojnë profesionin që është i vështirë dhe i lodhshëm, ndërsa nga ana tjetër janë të ekspozuar ndaj plumbave dhe ngacmimeve të forcave izraelite.

Izraeli që nga viti 2006 është duke e bllokuar Rripin e Gazës nga toka, ajri dhe deti, në të cilën jetojnë rreth 2 milionë palestinezë, është duke përçmuar të drejtën e palestinezëve pa asnjë ndërhyrje për të lëvizur lirë 20 milje në ujërat e Rripit të Gazës, të garantuar me Marrëveshjen e Oslos.

Izraeli imponon distancë peshkimi deri në 6 milje për peshkatarët palestinezë, ndërsa kohë pas kohe këtë e ul deri në 3 milje. Forcat izraelite të pakënaqur nga kjo, gjithashtu duke pretenduar se kanë tejkaluar kufirin e paraparë, hapin zjarr ndaj peshkatarëve të Gazës, i arrestojnë ose ua konfiskon varkat.

Ndërsa peshkatarët të cilët mundohen të nxjerrin ushqim nga deti, janë duke e kryer profesionin me frikë për jetën, veçanërisht në muajt e dimrit kur edhe më shumë vështirësohet profesioni i tyre për shkak të kushteve të motit.

Ato qëndrojnë kohë të gjatë në det, ndërsa theksojnë se moti i ftohtë ndikon edhe në shëndetin e tyre.

– Ata që bukën e nxjerrin nga deti

Palestinezi Ahmed en-Neda (68), i cili vite të tëra ka ushtruar këtë profesion, por për shkak të moshës e ka braktis, për Anadolu Agency (AA) tregoi se ai me vite “bukën e ka nxjerrë nga deti”.

Peshkatari palestinez, 68 vjeçari Ahmed en-NedaPeshkatari palestinez, 68 vjeçari Ahmed en-Neda

Çarjet mund të vërehen në duart dhe fytyrën e tij pas 50 viteve të kaluara mbi varkën, ndërsa ai tha se vendi i tyre i punës është në mes të rrezikut të kushteve natyrore dhe sulmeve të ushtarëve izraelitë.

Neda tashmë punën ua ka trashëguar djemve të tij, ndërsa ai në bregdet riparon rrjetet dhe transferon përvojën. Ai thotë se peshkimi nuk është një profesion i lehtë.

Ai theksoi se Izraeli shpesh herë i ngacmon peshkatarët, ndërsa deklaroi se një ndër kujtimet më të këqija të tij është se si një natë të errët dhe me shi janë përballur me varkën sulmuese të ushtarëve izraelitë.

Peshkatari palestinez tha se atë natë është munduar t’i lexojë të gjitha suret që i di përmendsh duke menduar se do të vdes nga zjarri i hapur nga ana e izraelitëve.

Neda tha se nga zjarri i izraelitëve është fundosur varka e tij, por në ndihmë i ka ardhur një peshkatar tjetër nga Gaza. Ai tha se nga sulmi ka shpëtuar pa lëndime, por se i ka humbur të gjitha pajisjet që nevojiten për peshkim.

– Nuk braktis profesionin pavarësisht dhimbjeve të përjetuara

Gjithashtu edhe 60 vjeçari Jamal Muhammed i cili që nga mosha 15-vjeçare e ushtron këtë profesion, theksoi se peshkimi përbën pjesën më të madhe të jetës së tij.

Peshkatari palestinez, 60 vjeçari Jamal MuhammedPeshkatari palestinez, 60 vjeçari Jamal Muhammed

Ai tha se peshkimi është i rëndë dhe ka shkaktuar dhimbje në trupin e tij, ndërsa pa marrë parasysh se çfarë dhimbje ka ai nuk do ta lë këtë punë.

Muhammed gjithashtu tregon se plumbat e forcave izraelite janë ndër shkaqet të cilat vështirësojnë profesionin e tij. Ai rrëfen se 3 djemtë e tij pavarësisht se kanë kryer universitet nuk mund të gjejnë punë në Gaza.

Sipas të dhënave të Sindikatës s Peshkatarëve në Gaza, jetesa e rreth 50 mijë personave në rajon sigurohet nga 4 mijë peshkatarë.

Burimi: AA

OPINIONE