Shqiperia

Negociatat me PD-në, Rama flet për detajet: Bashën e gjetëm në dhomën tjetër

Kryeministri Edi Rama, në një takim me votuesit në Korçë, ka folur për takimin e një dite me parë me negociatorët evropianë Knut Fleckenstein dhe David McAllister, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

“Po të ishin të gjithë njësoj, ata nuk do ishin futur në çadër nga frika e Reformnës në Drejtësi, Vettingut, që do të pastrojë sistemin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

Po të ishin të gjithë njësoj, ata do ishin me ne duke luftuar së bashku.

Ne duam një orë e më parë që gjyktësit e prokurorët e korruptuar të shprren nga sistemi I drejtësisë.  Ata janë të lidhur si mishi me thoi me gjykatësi e korruptuar.

Pse nuk shkon PD në zgjedhje? Se nuk jemi të gjithë njësoj.

Sepse ata nuk janë dakort që sistemi i drejtësisë të lirohet nga ata që i morën shpirtin këtij populli.

Na jepni votën, por gjykatësit e prokurorët e korruptuar që ju kanë marrë shpirtin do i mbajnë në punë? Këtë nuk  jua thonë dot.

Ne dje vajtëm për të bërë dialog pa kushte, me duart hapur, u ulëm në tavolinë për të diskutuar, në tavolinë gjetëm vetëm të huajt, kreu i PD-së nuk gjendej në tavolinë, kishte shkuar në një dhomë tjetër, na thanë ja kush është plani për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne ramë dakort por pastaj kërkuan dy gjëra të tjera, të shtyjmë pak zgjedhjet t’i japim kohën PD-së, sikur të gjejmë ndonjë ministër teknik, ne thamë dakort mund t’i diskutojmë këto, por pa Vettingun jo, sepse ne nuk mund t’i japim vetes të drejtëni ti themi popullit që nuk ka më kohë për të humbuur se hajde t’i shtyjmë zgjedhjet se ata që janë në çadër të kenë kohë të lahen të krihem,

Nëse ata janë dakort që të heqin dorë nga armiqtë, ne jemi gati të diskutojmë çdo gjë tjetër në kufinjtë e natyrës. Më e bukura që thonë është se o Luli në zgjedhje o ska zgjidhje pa Lulin. Tirana e ka provuar Lulin, Shqipëria nuk ka nevojë ta provojë, Shqipëria e ka prvuar PD 25 vjet dhe nuk ka më nevojë ta provojë më.”, ishin fjalët e Ramës

OPINIONE