Nepal, rrëzohet një avion me 19 persona në bord

Një aeroplan që transportonte 19 persona u rrëzua në Nepal, ndërsa gjendja e tyre mbetet e panjohur.

Avioni që i përkiste “Saurya Airlines” u rrëzua gjatë ngritjes” në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan (TIA) në kryeqytetin Katmandu.

Premnath Thakur, zëdhënësi i TIA-s, tha se incidenti ndodhi rreth orës 11:00 sipas kohës lokale. Në mesin e 19 personave ishin edhe anëtarë të ekuipazhit dhe avioni ishte nisur për në qytetin Pokhara në Nepalin qendror. Në vendin e aksidentit po vazhdojnë operacionet e shpëtimit.

Deri tani raportohet per të paktën pesë persona kanë vdekur në një aksident aeroplani të Surya Airlines në Aeroportin Ndërkombëtar Tribhuvan (TIA) në Katmandu të Nepalit.

Gjithashtu informoi se sipas informacioneve paraprake, pesë trupa janë nxjerrë nga vendi i përplasjes.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne