Nga 4 shtatori, nisin regjistrimet për akomodimin e studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024, pranë Rezidencës Studentore Universitare Nr.1 dhe Rezidencat e Universitetit Bujqësor.
Në 22 godinat e Rezidencën Studentore Universitare nr.1 përfshirë edhe 7 Rezidencat e Universitetit Bujqësor mund të akomodohen në total 6506 studentë.
Për t’u regjistruar, studentët duhet të paraqesin kartën e studentit /vërtetim fakulteti; ID; 2 foto dhe mandati i pagesës.
Godinat janë të rikostruktuara së fundmi me kushte bashkëkohore duke ofruar dhe salla studimi dhe wi-fi.
Disa prej godinave pas rikonstruksionit të plotë janë rikonceptuar në formën e mini-apartamenteve (3+2 dhe 2+2), me nyje sanitare në brendësi të saj dhe me kushte bashkëkohore dhe wi-fi.
Gjithashtu janë në proces rikonstruksioni 5 godina te tjera, konkretisht godinat nr.3,4,14,16,17 sipas projektit të KFW./BW