“Turqia po monitoron nga afër zhvillimet në Gabon pas grushtit të shtetit”

Türkiye po monitoron zhvillimet në Gabon “nga afër dhe me kujdes”, tha sot Ministria e Jashtme turke.

“Ne dëshirojmë që të rivendoset paqja dhe stabiliteti në vend”, tha ministria në një deklaratë.

Deklarata erdhi pasi një grup oficerësh të lartë të ushtrisë gaboneze u shfaqën në televizionin kombëtar sot herët dhe njoftuan marrjen e pushtetit.

Hapi erdhi menjëherë pasi Qendra Zgjedhore e Gabonit konfirmoi se presidenti aktual Ali Bongo fitoi zyrtarisht një mandat të tretë si president me 64,27 për qind të votave./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne