Nga inceneratori i Tiranës janë vjedhur 90 milionë euro, u shpërdoruan për lukse

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, duke komentuar sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK ditën e djeshme, u shpreh se bëhet fjalë për 90 milionë euro të zhdukura nga buxheti i shtetit.

Për Shehajn ngelet e rëndësishme që administratori i ri, të jetë i vetëdijshëm për shpenzimet që paguan në lidhje me këtë kompani.

“Për mua nuk është thelbi sekuestro, pra vënja në sekuestro e pasurive bankare apo e pasurive të paluajtshme që në fakt janë pasuria jonë, pasi toka atje është e jona ata kanë ndërtuar vetëm dy kapanone, një godinë mence dhe një godinë zyrash, pra nuk është se ka një investim thelbësor.

E rëndësishme është përcaktimi i një administratori nga shteti nëse do jetë një administrator i përgjegjshëm, besoj nuk do kemi fatin të kemi një Rudin Arapi 2, por dhe po ndodhi, ai do mbajë përgjësi se ne na intereson që këto para, që të marra nga shteti janë diku te 60 milionë euro dhe 40 milionë nga privati, po flasim gjithmonë për bilancet e dorëzuara deri në vitin 2021.

Ne nuk kemi akoma bilance të dorëzuara për vitin 2022, dhe nuk e dimë çfarë bëhet me vitin 2023. Pra gjithë këto para që kanë marrë, investimi i  dreklaruar i tyre është 30 milionë euro. Pra po flasim për rreth 100 milionë euro nga 2021 shto dhe nja 20 milionë euro të marra kredi, pra një vlerë totale rreth 120 milionë euro dhe investimi është 30 milionë euro.

Pra 90 milionë euro janë para të shërdoruara, si makina me qera, udhëtime, mashtrime, fatura fiktive, para të shkuara në vend edhe kompani të hapura nga këta në Maltë e Bullgari. E rëndësishme është që ky administratori të jetë i vetëdijshëm për shpenzimet që paguan në lidhje me këtë kompani”-tha Shehaj për Syri TV./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne