NGA KESHTJELLA 2.6 MLN € TE ARRESTIMI ME AVION: ZBARDHET OPERACIONI PER ERMAL BEQIRIN

SPAK ka publikuar detaje të reja mbi operacionin ndërkombëtar që çoi në arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, si dhe zbulimin e pasurive të paluajtshme dhe financiare me vlerë miliona euro, të dyshuara se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.  

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Beqiri ishte regjistruar si person nën hetim që prej datës 5 dhjetor 2025. Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash të rënda penale, përfshirë:

 Korrupsionin aktiv dhe pastrimin e parave;

 Shkeljen e barazisë në tendera dhe konkurrencën e paligjshme me dhunë;

 Grupin e strukturuar kriminal;

 Heqjen e paligjshme të lirisë.

Më 15 dhjetor 2025, Gjykata e Posaçme (GJKKO) caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, dhe pak ditë më pas SPAK mundësoi shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar përmes një Njoftimi të Kuq të Interpol-it.

Pasi siguroi informacione se Beqiri fshihej në territorin francez, SPAK kërkoi zyrtarisht ndihmën e autoriteteve vendëse më 19 qershor 2026. Përmes bashkëpunimit me Shërbimin e Sigurisë të Brendshme (SSI), Policinë Gjyqësore Franceze (DNPJ) dhe Zyrën Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), u bë e mundur jo vetëm lokalizimi i tij, por edhe zbulimi i një pasurie marramendëse.  

Pasuritë e identifikuara nga autoritetet franceze:

 Llogari bankare: Më shumë se 2 milionë euro;

 Kështjellë në Oise: Blerje me vlerë rreth 2.6 milionë euro;

 Pasuri të tjera: Dy apartamente, mjete motorike dhe pasuri të tjera luksoze.

SPAK i ka dërguar tashmë një letërporosi (kërkesë për ndihmë juridike) autoriteteve franceze ku kërkon konfiskimin e menjëhershëm të këtyre pasurive, ndërkohë që hetimi financiar vazhdon për pasuri të tjera të mundshme.

Arrestimi i Ermal Beqirit më 24 korrik 2026 erdhi pas një incidenti ajror të pazakontë. Personi i shpallur në kërkim u prangos pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar mbi centralin bërthamor të Penly-së, e më pas u detyrua të uljej në aeroportin e Albert-it.

Pas arrestimit, gjykata franceze vendosi ta mbajë atë në paraburgim me qëllim ekstradimin. Si pjesë e kontrolleve të ushtruara në pasuritë e tij në Francë, u sekuestruan sende me interes të lartë në cilësinë e provës materiale./JOQ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne