Nga ndjekja e shënjestrës, te breshëria e plumbave dhe djegia e makinës; si ndodhi atentati që tronditi Tiranën!

Zbardhet dinamika e atentatit në Rinas, autorët i pritën në aeroport dhe i ndoqën; njëri prej tyre zbriti nga makina i maskuar.

Po hetohet nëse autorët kanë pasur informacione të hollësishme për itinerarin e shënjestrave.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Muçi Shaljani , agjent i AMP-së prej 3 muajsh.

Mësohet se autorët i kanë pritur para aeroportit dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën.

Më pas nga makina, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash. Mjeti “Benz” eci për disa metra dhe ndaloi nga të shtënat.

Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Pak sekonda më pas kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.

Shaljari ka një plagë plumbi në kokë dhe gjendja e tij është kritike, teksa mjekët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Po hetohet gjithashtu nëse autorët kanë pasur informacione të hollësishme për itinerarin e shënjestrave dhe kush ua ka ‘servirur’ ato.

Si ndodhi antentati?

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në Rinas, kur ranë pre e një atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit.

Të dy po udhëtonin me një mjet luksoz Benz, i bardhë me targa AB 099 UO, kur u qëlluan me breshëri plumbash sapo u larguan nga aeroporti.

Ata kishin ikur në Barcelonë më datë 7 nëntor dhe mbërritën në Rinas sot, 11 nëntor, në orën 13:55.. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas, rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasit, një zonë ku ka një trafik të rënduar. Pikërisht kjo rrethanë i ka ndihmuar vrasësit, për të shënjestruar objektivin e tyre.

Autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë Krujës, ku fillimisht kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan të qartë arratisje.

Brenda mjetit të djegur janë gjetur 4 armë që dyshohet se janë përdorur në atentat./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne