Njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit! Kush është Gilmando Dani që u vra në atentat në Rinas

Gilmando Dani mbeti i vrarë në një atentat me armë zjarri në rrethrrotullimin e Rinasit, ngjarje e ndodhur sot (11 nëntor), ku mbeti i plagosur edhe një person tjetër që ndodhej me të në makinë.

Dani ka qenë një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, që vepronte për llogari të Emiliano Shullazit. Disa vite më parë është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda si pjesë e një grupi që vinte gjoba biznesmenëve në Tiranë, grup i cili drejtohej nga Emiliano Shullazi.

Gilmando Dani la qelinë e burgut rreth një vit e gjysmë më parë, pasi shleu të gjithë dënimin në lidhje me pjesëmarrjen në këtë grup të strukturuar kriminal.

Po ashtu, gazetarja Lala tha se “Që nga koha kur Emiljano Shullazi ndodhet në burg, mësohet se Gilmando Dani kishte marrë drejtimin e grupit kriminal”.

Ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.

Gilmando Dani  u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ai u lirua ne 6 tetor 2024./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne