Dyshohet se u përdor nga autorët e atentatit në Rinas, brenda automjetit të djegur në Krujë u gjetën 4 armë

Brenda automjetit të djegur në Krujë, që mendohet se u përket autorëve të atentatit në Rinas u gjetën 4 armë. Ky fakt konfirmohet nga policia. Nga atentati humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos shoku i tij, agjent i AMP-së, Muçi Shaljani Sheqeri.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.

Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne