“Nga PPP-të, Inceneratorët, ARRSH, abuzimet me pronat e ushtrisë, te tenderat e bashkisë”, Kulluri: Ja pse Rama dhe Veliaj zgjedhin shëmbëlltyrat e tyre pranë vetes

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, në një reagim në rrjetet sociale, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Kulluri tregon se Rama dhe Veliaj kanë zgjedhur pranë vetes shëmbëlltyra e tyre. “Që nga viti famëkeq i hashashit dmth 2016, sektorët kyç të qeverisë apo bashkia Tirane janë përfshirë nga skandale të panumërta.”, shkruan Kulluri.

REAGIMI
Ka një thënie të vjetër në administratën publike: “drejtuesi njihet nga njerezit qe zgjedh rreth tij”! Rama dhe Veliaj kane te njejtin problem me “ekipet” qe drejtojne qeverine dhe bashkine. Njerezit qe kane zgjedhur kryesisht per te drejtuar. Lista e gjate e te ndaluarve, hetuarve dhe denuarve nga SPAK tregon qarte se ata qe jane perzgjedhur nga te dy jane kryesisht shembelltyra e tyre. Qe nga viti famekeq i hashashit dmth 2016, sektoret kyc te qeverise apo bashkia Tirane jane perfshire nga skandale te panumerta.

Qe nga PPP-te e shendetesise, Inceneratoret, ARRSH, abuzimet me pronat e Ministrise se Mbrojtjes e deri tek tenderat e Bashkise Tirane. Pa llogaritur nje dyzine kryetare bashkish te denuar e dorehequr per rekorde kriminale dhe korrupsion. Shqiperia dhe PS kane njerez shume me normale per tu zgjedhur ne drejtimin e puneve, por shume nga ata qe u zgjodhen per pune te mbrapshta jane zgjedhur qellimisht. Ashtu sic te tjere nuk kane kryer bema korruptive si koleget mekatare. Sepse megjithe paralajmerimet e mandatit te pare, problemet jo vetem qe nuk u zgjidhen por u perkeqesuan. Asnje reflektim, por thellim ne gabime, qe ne fakt jane FAJE!

Eshte e cuditshme kurajoja qe kane treguar per te shkelur ligjin me “te dyja kembet”! Dhe kjo ka disa arsye.

Se pari, formimi i munguar politik dhe administrativ i Rames dhe Veliajt. Jane kryesisht njerez pa formim ligjor dhe administrativ e aq me pak vijne nga rrethe familjare qe nuk kane patur eksperience ne punet e shtetit.

Se dyti, “1 milione votat e 2013” dhe qendrimi i gjate ne pushtet per faj te opozites i ka bere tejet arrogante pervecse jane te paditur.

Se treti, marredheniet korrekte per cfare duket ne siperfaqe me faktorin nderkombetar, u ka mbushur mendjen se jane te paprekshem. Dhe ky ka qene dhe gabimi fatal i kesaj mazhorance. Marredheniet e mira me nderkombetaret per shkak te konjuktures politike ne Ballkan dhe shumica e votave ne zgjedhje perballe nje opozite te dobet nuk jane license per te grabitur. Perkundrazi, vetepermbajtja eshte virtyt i politikaneve te mencur. Dhe keta qe drejtojne ne nje mase jo te vogel prej 11 vitesh vetem te mencur nuk jane, perkundrazi! Perndryshe nuk do kishin zene rradhen ne dyert e SPAK!

Se katerti, keta personazhe jane arrogante ne vete te pare dhe kane krijuar dhe disa klone arrogance qe vijne pikerisht nga afersia qe kane sidomos me dy personazhet kryesore te kesaj mazhorance: Rama dhe Veliaj.

Sa per shembull, dy muaj me pare pasi bera nje reagim ne emer te PD si pergjigje ndaj mazhorances per nje ceshtje politike, personi te cilit ju pergjigja dhe citova ne reagimin tim ne emer te PD, me dergon nje mesazh ne Ëhatsapp me tone kercenuese dhe fyese. Dhe eshte pikerisht njeri i rrethit te Veliajt por qe tashme prej vitesh eshte pjese e qeverise. Nuk ju pergjigja as me mesazh privatisht e as publikisht, sepse zgjova ti referohesha shprehjes popullore “budallait hapi rruge”! Aq me teper qe nje gruaje nuk mund ti pergjigjem me te njejten gjuhe per shkak te disa kodeve zakonore me te cilat jam edukuar si lab ne origjine. Burrat nuk merren me grate. Ato duhen respektuar kur jane zonja dhe injoruar kur jane te pamencura. Por ky episod tregon arrogancen e njerezve te katapultuar ne sistemin e ngritur brenda kesaj mazhorance ku gjen jo pak fluturake arrogante, e te papergjegjshem qe mendojne se bota nuk eshte portokall!

Natyrisht qe jo e gjithe mazhoranca eshte e tille. Perkundrazi. Ne Partine Socialiste ka plot njerez me te cilet ndaj pikepamje krejt te ndryshme per qeverisjen apo Shqiperine qe prej dites se pare, por qe nuk jane as grabites, as fodulle kokebosh e as te paditur ne qeverisje. Por keta njerez kryesisht nuk jane preferuar te jene ne rrethin e te besuarve apo sherbetoreve te atyre qe drejtojne. Ose kane sherbyer ne qeverisje per periudha te shkurtra. Jane kundershtare dinjitoze por gjithesesi kundershtare. Si perfundim, asgje nuk eshte rastesi! Arrestimet e SPAK ne Bashkine Tirane jane dicka e pritshme duke pare se me c’mendesi eshte sjelle drejtuesi politik dhe rrethi i tij i bashkepunetoreve! E njejta gje vlen edhe per qeverine. Kush rron do shohë!/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne