Nga shitës kokoshkash në ndërtues avionësh, historia e pabesueshme e pakistanezit

Motori nga një makinë që shpon betonin, krahët me bezë dhe rrotat të huazuara nga një triçikël; një shitës kokoshkash ka tërhequr vëmendjen e forcës ajrore pakistaneze pasi ka ndërtuar avionin e tij.

Fabula e Mohamed Fajaz, ka pushtuar zemrat e shumëkujt në një vend ku miliona, ashtu si ai, kanë akses të kufizuar në arsim dhe luftojnë shumë për mundësi.

“Punoja si rojë sigurie, natën. Mund të qëndroja pa gjumë gjithë natën dhe kur kthehesha në shtëpi, pushoja pak. Më pas kaloja kohën me këtë avion e në të njëjtën kohë shisja edhe kokoshka. Doja të kurseja sa më shumë para që të mundesha, për të ndërtuar këtë”, tha Pakistanezi.

Pakistani është trazuar edhe më herët nga histori shpikjesh gjeniale si ajo e një inxhinieri që tha në 2012 se kishte shpikur një makinë që mund të funksiononte me ujë, histori që gjithsesi më vonë u rrëzua. Por Fajaz, insiston se ai ka fluturuar dhe pretendimi i tij është marrë seriozisht nga forca ajrore, përfaqësues të të cilës e kanë vizituar disa herë, duke i dhënë madje edhe një certifikatë.

“Kur e mbarova avionin dhe e ndeza, fluturova për pak. Nuk ndjeja asgjë tjetër veç kënaqësisë që isha në ajër. Të gjitha vështirësitë e mëparshme, ishin harruar”, tha Muhammad Fayyaz.

Ka patur një mori vizitorësh që duan të shohin krijimin e tij, që tani qëndron në oborrin e zbrazët të shtëpisë së tij, në fshatin Tabur në provincën e Panxhabit. 32-vjeçari thotë se ëndërronte ti bashkohej forcës ajrore kur ishte fëmijë, por i ati e kish lënë herët, dhe ai ishte detyruar të braktiste shkollën për të ndihmuar nënën dhe pesë vëllezërit më të vegjël.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne