Ish ministri britanik: Politika shqiptare po gabon, “hedh dyshime” për negociatat

Ish-Ministri Britanik për çështjet Evropiane, Denis MacShane ka deklaruar se hapja e negociatave me BE-në për Shqipërinë, nuk do të arrihet këtë vjeshtë. Sipas tij kjo do të ndodhë një kohë tjetër, brenda vitit 2024, tha ndër të tjera, MacShane për gazetën “Shekulli”

MacShane, besoni se Bashkimi Evropian do të fillojë negociatat me Shqipërinë këtë Qershor? 

Shpresoj, por mikpritja e Presidentit Macron është shumë shqetësuese. Në qershor, Bashkimi Evropian do të kalkulojë të gjithë rezultatet që do të dalin nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe do të diskutojnë për të vendosur se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian dhe Presidenti i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë do të përcaktohet edhe Përfaqësuesja e re e Lartë e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian. Unë dyshoj shumë se çdo çështje për negociatat e ardhshme të Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të mund të vendoset këtë vjeshtë, kur lidershipi i ri i Bashkimit Evropian do të vendosë të drejtojë Bashkimin Evropian. Kjo periudhë do të jetë për vitet 2019-2024. Të njëjtin mendim kanë edhe deputetët e Parlamentit Evropian

Po në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, a jeni dakord se Shqipëria ka bërë ndonjë progres në drejtim të Bashkimit Evropian?

Ekziston një farë respekti për Edi Ramën, por edhe disa informacione helmuese kundër tij nga kundërshtarët politikë në Shqipëri, të cilët duhet të bashkohen për të mbështetur të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në aleancat Euro-Atlantike. Nuk di që për rastin e Shqipërisë të jetë krijuar një forcë e mjaftueshme politike në Bruksel dhe në të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të lobohet për të ardhmen e negociatave të Shqipërisë. Nuk është çështje e një vizite të nivelit të lartë dhe një fotografi me Presidentin e Francës apo Kancelaren e Gjermanisë, por një proces i rregullt i lobimit, bindjes, miqësimit dhe ndikimit të të gjithë aktorëve të ndryshëm në institucionet evropiane, duke përfshirë parlamentin dhe në mënyrë të barabartë politikë-bërësit e politikave të jashtme dhe opinionistët në të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Evropian.

Një çështje tjetër është pozicioni i Francës ndaj zgjerimit. Pse Franca ka një qëndrim negativ për Ballkanin Perëndimor?

Presidenti Macron ishte i qartë në vitin 2017, se donte ta shihte Ballkanin Perëndimor të integrohej në Evropë. Por që atëherë ai është përballur me kundërshtime serioze nga ana e djathtë anti-myslimane në Francë, sidomos Marine Le Pen dhe të tjerët në drejtimin franko-konservatore, të cilët besojnë në të ashtuquajturën “teori zëvendësuese”, që myslimanët duan të marrin përsipër Francën dhe pjesën tjetër të Evropës. Është e njëjtë me ideologjinë antishiite në vitet 1930. Rritja e politikës së re anti-myslimane në Gjermani, Hungari, Poloni, Suedi, Holandë dhe Britani është shumë shqetësuese. Ata në BE po përdorin paragjykime armiqësore anti-myslimane për të promovuar ideologjinë e tyre. Megjithëse myslimanët evropianë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës janë plotësisht evropianë, është e lehtë t’i përshkruajmë si më afër myslimanëve nga Afrika apo shtetet arabe që mbështesin ligjin e Sheriatit dhe që janë armiqësorë ndaj feve të tjera. Kjo nuk është e vërtetë, por shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë mjaft diplomaci publike, që të paraqesin realitetin e jetës në vendet e tyre, ndërsa Serbia dhe disa elementë në Kroaci përhapin propagandë kundër myslimanëve evropianë në Ballkanin perëndimor. Shpresoj që Presidenti Macron ta mundë Le Pen në zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe ndoshta ai do të pushojë pak dhe do të kthehet në pozitën e tij më të hershme të kërkimit për evropianizuar Shqipërinë në vend që të mbyllë derën e Evropës në Ballkanin Perëndimor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne