Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, ish-kreu i burgjeve: Pistoleta s’mund të hyjë me dron. Ka pasur bashkëpunim

Ish-drejtori i burgjeve, Arjan Hoxha u shpreh se përtej humbjes së jetës, ngjarja është tepër e rëndë për faktin se një armë ka hyrë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas tij, pista se arma ka rënë në dorën e Sokol Mjacës përmes një droni është e vështirë, duke theksuar se për futjen e një arme brenda burgut duhet ndihma ose bashkëpunimi i një punonjësi të brendshëm ose dhe më shumë.

Kujtojmë që i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj i urdhëruar nga jashtë për qëllime hakmarrje, qëlloi me armë zjarri nga dritarja e derës së qelisë, Arben Lleshin, po ashtu i dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa plumbat plagosën edhe Indrit Shaqen, i cili ndante qelinë me viktimën./TPZ

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne