Zëdhënësi i UNICEF: Situata humanitare po përkeqësohet dita-ditës në Gaza

Një zëdhënës i UNICEF-it, James Elder, deklaroi se situata humanitare në Gaza po përkeqësohet nga dita në ditë. Në një intervistë të dhënë për Sky News ai u shpreh se bombardimet izraelite kanë qenë “të pamëshirshme”.

Ndër të tjera shtoi se aktualisht ekziston një kërcënim i rëndë sëmundjesh në Rripin e Gazës pas një periudhe shiu. Sistemi i ujërave të zeza është prishur, ndërkohë sasia e ujit të pastër është shumë e pakët.

Zëdhënësi njoftoi nuk ka ndihma të mjaftueshme për të arritur në Gaza, duke treguar edhe shkallën e vështirësisë. “Të shkosh në veri është shumë e vështirë dhe tani ke një milion fëmijë të zhvendosur. Vetëm një armëpushim na mundëson ta marrim atë ndihmë në shkallën që na nevojitet”, deklaro Elder./Topchannel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne