Ngjarja horror në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë me tre fëmijët e saj u hodh në lumin Buna, ndërsa dje u gjet vajza e saj 9 vjeçe. Ka dyshime se 39-vjeçarja Alma Arrazi është dhunuar në mënyrë sistematike nga i shoqi, ndërsa në kushte të rënda psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Palombarët po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijës tjetër, djali 3 vjeçar.

Kujtojmë se Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët kanë shkuar pranë urës së Bunës dhe aty dyshohet se janë hedhur në lumë. Për pasojë, dyshohet se ata janë mbytur. Pas ngjarjes, është arrestuar bashkëshorti i saj, që është nën akuzë për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne