Një ekzekutim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Shënjestër e sulmit me armë duket se ka qenë pronari i një firme inertesh, i cili mbeti i plagosur, ndërkohë që ekonomisti i tij u vra.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Gurez të Kurbinit.
Arian Gjeloshi, rreth 51 vjeç, ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Sakaq, nga ky atentat mbeti i vrarë Selman Mihana, 70 vjeç. RENEA, në bashkëpunim me strukturat policore është vënë në kërkim të autorit.
“Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.