Një ngjarje tragjike me pasojë vdekjen e një 61-vjeçari ka ndodhur në fshatin Skuraj të Kurbinit.
Raportohet se 61-vjeçari teksa punonte ditën e djeshme ka rënë në pjesët e një lavatriçeje të përpunimit të inerteve duke marrë plagë të rënda.
Më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Për ngjarjen është shpallur në kërkim pronari i lavatriçes, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Policia ka bllokuar aktiviteten e lavatriçes së përpunimit të inerteve në shtratin e lumit Mat.