Shqiperia

Ngjela: Saimir Tahiri fshihej pas çitjaneve të Ramës

Avokati Spartak Ngjela, nga studio e emisionin “Open”, ka folur rreth çështjes së Saimir Tahirit, ku tregoi se ish-minsitri tani po bën betejë të ligjore.

Ngjela tha se ai kishte qenë i pari që i kishte thënë  Tahirit, që të hiqte dorë nga imuniteti, por më tej shtoi se vendimi i Italisë është një pjesë e pafajësisë dhe përballja duhet të vijojë dhe me Prokurorinë shqiptare.

“Profesionalisht nuk mjafton, unë kam qenë i pari dhe i vetmi de i kam thënë të përballet me ligjin ,mos të mbrohet nga imuniteti. Shumë mirë ka bërë që ka hyrë në beteje ligjore, pasi fshihej pas çitjaneve të Ramës, tani doli në betejë.

Janë dy prokurori që kanë filluar procesin penal. Është Prokuroria italiane Antimafia dhe prokuroria shqiptare. Penalisht, në funksion të provës dhe të veprës penale, ka një rregull, nëse janë dy hapësira ku është zhvilluar krimi, quhet krim vazhdues.

Por këtu, Prokuroria e Tiranës e ka marrë indicien nga ajo italiane. Por ne nuk e dimë, nëse kanë gjetur prova të tjera këtu. Nuk duhet të acarohet në këtë forma Saimir Tahiri. Ishte i nxituar, kishte një triumfalizëm të pandjerë. Çdo njeri që është nën akuzë nuk ka mundësi të mbrohet”, u shpreh Ngjela.

OPINIONE