Nigeri, 17 të vdekur nga shpërthimi në një xhami

Numri i personave që humbën jetën nga shpërthimi në një xhami në provincën Kano të Nigerisë është rritur në 17. Në deklaratën e tij, Abdullahi Haruna nga sektori për marrëdhënie me publikun të policisë në provincën Kano, kujtoi se një shpërthim ndodhi javën e kaluar në fshatin Laraba Abasawa në rajonin Gezawa të shtetit pasi një koktej molotovi ishte hedhur në xhami gjatë namazit të sabahut.

Haruna tha se 6 prej të plagosurve nga shpërthimi humbën jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 17. Presidenti nigerian, Bola Ahmed Tinubu në deklaratën me shkrim dënoi këtë akt tragjik dhe udhëzoi organet e rendit të sigurojnë hetimin dhe ndjekjen e përpiktë të autorëve.

Më 15 maj, 11 persona humbën jetën në shpërthimin që ndodhi në një sulm me koktej molotov në një xhami në fshatin Laraba Abasawa në provincën Kano. Një person është arrestuar gjatë hetimeve për shpërthimin./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne