Onkologu më i mirë japonez thotë se vaksinat kundër COVID-19 “janë në thelb vrasje”

Nga Faik Miftari
Mjeku më i mirë japonez për kancer së fundi ka arritur në kryetitujt për shkak të pranimit të hapur publik për atë se shumë mjekë amerikan janë frikësuar së tepërmi të thonë hapur se: vaksina mRNA kundër COVID-19 “është vepër e keqe” që ka sjell gjer në atë që në “thelb paraqet vrasje”.
Këto komente i ka dhënë dr. Masanori Fukushima në intervistën e dhënë para ca kohësh. Onkologu i dekoruar ka themeluar klinikën e parë ambulantore për kancer në Universitetin Kyoto në Japoni dhe ka qenë përgjegjës për lëndën e farmacisë-epidemiologjisë.
Dr. Fukushima ka theksuar një efekt anësor të posaçëm për të cilin mediat kryesore në SHBA-të nuk kanë lajmëruar më parë, e ky efekt është përhapja e “turbo kancerëve” të cilën ” mjekët përpara nuk e kanë pare”. Ai ka thënë se këta kancer kanë filluar të lajmërohen pas futjes së vaksinimit dhe kanë përparuar aq shpejtë ashtu që shpesh janë në fazën e 4-të kur mjekët i kanë diagnostifikuar. Ka shtuar se rritja e këtyre llojeve të kancerit është përcjell me vdekshmëri tejmase nga kanceri në përgjithësi gjer te shkalla e cila nuk mund të sqarohet vetëm me trajtime dhe ekzaminime të humbura gjatë karantinës për shkak të COVID-19.
Njashtu ka treguar për vdekjet e papritura të hasura tek individët së shpejti pas pranimit të vaksinës, sikurse të burrit 28 vjeçar të cilin bashkëshortja e tij e ka gjetur të vdekur vetëm 5 ditë pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës mRNA të Pfizerit. Ky rrëfim tani sot është i përhapur shpeshtë, madje edhe tek njerëzit të cilët më parë nuk kanë pas kurrfarë probleme shëndetësore. Onkologu dr. Fukushima ka cek se: ”Është serioze. Kjo në thelb është vrasje. Në fund, dua qartë të them se ky është qëndrimi im”. Për dr. Fukushimën nuk është befasi se shtetet të cilët kanë propaganduar fushata më agresive kundër COVID-19 janë duke shënuar shkallë më të larta të infeksioneve dhe vdekjeve, sikurse Izraeli.
“Izraeli ka parapri në vaksinimin e hershëm dhe të përhapur, por ka pas shkallë të lartë të infektimit dhe vdekjes. Rajonet e vaksinuara më pak agresive kanë pësuar më pak dëme, duke shtuar se ”Izraeli shpejt e ka ndaluar vaksinimin”.
Ai ka thënë se qeveria japoneze veç ka dokumentuar më shumë se 2000 raste të vdekjeve të ndërlidhura me vaksinën, që beson se është e ultë, së bashku me shumë raste të tjera të cilët kanë nevojë për trajtime mjekësore për shkak të problemeve serioze shëndetësore si pasojë e efekteve anësore nga vaksinimi. “Janë me dhjetëra mijëra njerëz tjerë të cilët duhet të vizitojnë mjekët për shkak të problemeve shëndetësore të ndërlidhura me vaksinimin”, ka thënë dr. Fukushima. Vlerëson se një e treta e tyre po ballafaqohet me probleme sikurse janë sindromi i lodhjes kronike dhe encefalomijelitis mialgjik, dhe se problemet vetëm do të përkeqësohen pasi janë paraqitur sëmundje të shumta në rritje nga aplikimi i vaksinës. Për fat të keq, ekziston mundësia se disa nga këta pacientë të mos marrin kujdesin e duhur dhe të nevojshme.
“Sikurse e kemi hapur kutinë e Pandorës…Duhet seriozisht të kuptojmë këto dëme dhe seriozisht t’i zgjedhim. Çdo përpjekje që këto dëme të refuzohen sikurse të mos kishin ndodhur në të vërtetë është vepër e keqe. Ky është shembull thelbësor i praktikës së keqe shkencore” ka theksuar ai. Onkologu i shquar japonez dr. Fukushima poashtu ka pas disa fjalë të mprehta për mainstream media dhe lëshimet e tyre që të raportojnë për rreziqet nga vaksinat. Njashtu i ka akuzuar mediat pasi që kritikët e vaksinave i kanë quajtur ”heretikë” antishkencor dhe ka thënë se ata janë të cilët i kanë mbyll gojët individëve të tillë, dhe se individët e tillë i kanë akuzuar se po flasin kundër shkencës, duke shtuar se ata janë ”më shumë të ngjashëm religjionit, histerisë apo sjellje kulti”.
Në fund ka shtuar se ” tani jam shumë i shqetësuar jo vetëm për shkak të krizës serioze në medicine, por edhe në shkencë dhe demokraci”./LOGIČNO/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne