Rekrutimi i deputetëve të parlamentit gjerman nga organizata muxhahedine demton imazhin e Partisë se Unionit Kristjan Demokrat Gjerman

Altin Shira

Me 19 maj 2024 Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi së bashku me ministrin e tij të punëve të jashtme dhe delegacionin shoqërues, ranë dëshmorë në një aksident me helikopter ne veri te Iranit. Dr. Raisi është presidenti i dytë dëshmor i Republikës Islamike të Iranit. Ai do kujtohet ne Iran si një udheheqesit e luftës kundër grupit terrorist të Mujahedin-e Khalq (MEK). Në vitet 1980 ai beri cmos qe të vendosej drejtësi ndaj këtij grupi terrorist dhe krimeve te tyre. Pas fitores së revolucionit islamik të Iranit në vitin 1979, grupi terrorist i MEK filloi të vriste njerëz të pafajshëm dhe vrau në mënyrë të tmerrshme rreth 17 mijë qyetare iraniane, ndër të cilët ishte edhe presidenti i Iranit, z. Mohammad Ali Rajaee, i cili ishte u vra më 30 gusht 1981, nga bombardimi i MEK-ut. Z. Rajaee ishte presidenti i parë martir i Iranit. Grupi terrorist i MEK-ut, i cili ka vrarë mijëra njerëz në Iran dhe Irak, tashmë po rekruton deputetë të parlamentit gjerman, veçanërisht nga partia CDU, qe te mbeshtesin luften e tyre terroriste. Ky grup, i cili ishte në listën e organizatave terroriste deri në vitin 2012, planifikon të mbajë mbledhjen e tij vjetore në Gjermani dhe per kete u ka premtuar deputetëve gjermane shuma të mëdha parash.

Sipas Berliner Zeitung, Detlef Wagner, deputeti 55-vjeçar i grupit parlamentar të partisë CDU në parlamentin vendi dhe kreu i kësaj partie në Berlin, ka komunikuar me muxhahedinet, duke shkaktuar pakënaqësi brenda CDU-se. Wagneri me sherbimet qe po i ben MEK-ut po kompromenton imazhin e CDU-se, pasi te gjithe e dine qe MEK-u eshte nje organizatë terroriste marksiste, e cila synon të krijojë një sistem terrorist në Iran. Instituti amerikan RAND e ka cilësuar si MEK-un kult. MEK-u nisi aktivitetin e tij terrorist në vitet 1970, kundër popullit Iranian dhe pas përmbysjes së Shahut dhe në vitin 1985, forcat ushtarake të këtij grupi terrorist luftuan kundër Iranit përkrah ushtrisë irakiane te Sadam Huseinit duke vrare me mijera iraniane. 18 vjet më vonë, kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun, amerikanet e çarmatosen MEK-un qe nga ajo kohe, MEK-u ndryshoi taktike duke perdorur lobizimin dhe rekrutimet në Evropë dhe Amerikë për kauzen e tyre.

Nëse deklaratat e anëtarëve të Partisë Demokristiane janë të vërteta,[1] mbi pjesemarrjen e zotit Wagner në takimet e këtij grupi terrorist, dyshimi krijohet qe z. Wagner po kthehet ne shtyllen kryesore te grupit në Gjermani. Sipas një letre që ruhet në arkivin e gazetës Berliner Zaitung, zoti Wagner ka marrë pjesë disa herë si folës në mbledhjet e muxhahedineve, gjë që është pasqyruar edhe në rrjetet virtuale. Z. Wagner e ka konfirmuar publikisht afërsinë e tij me këtë grup dhe madje ka bërë të ditur se bashkëpunon me këtë organizatë si anëtar nderi i këshillit qendror të këtij grupi i cili njihet si NCRI. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit konsiderohet krahu politik i muxhahedineve. Selia kryesore e këtij këshilli është në periferi të Parisit dhe ata kane një degë në Berlin. Sipas një raporti të publikuar në Zeit Online, emigrantët e opozitës iraniane, ose thënë ndryshe, royalistët apo mbeshtetesit e Reza Pahlavit, kanë akuzuar Këshillin Kombëtar të Rezistencës për përdorimin e metodave psikologjike për t’i shfrytëzuar dhe rekrutuar iranianet emigrante ne kauzen e tyre.

Raporti i Organizatës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës ka dokumentuar veprimtarine e muxhahedin në Gjermani. Rekrutimi i z. Wagner tregon qe muxhaheidnet po mundohen qe te rekrutojne edhe anëtarë të CDU-së gjermane për të bërë presion ndaj qeverisë gjermane. Qeveria gjermane duhet të jetë vigjilente. Dhënia e lehtësirave ndaj muxhahedineve do të thotë qe muxhahedinet do nisin ti bejne presion qeverise gjermane, ashtu sikur i kane bere Shqiperise me pare, dhe ti sjellin deme ne imazhin e saj nderkombetar dhe vendas, dhe lejojne vendin e tyre qe te merret peng nga nje kult terrorist.

 

 

[1] https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/volksmudschahedin-wie-eine-exiliranische-politgruppe-die-berliner-cdu-unterwandert-li.387723

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne