ME LARGIMIN E MULLAH IMAM EBRAHIM RAISIT NGA KJO BOTË, GJEOPOLITIKA PERSE NUK NDRYSHON NË RAJONIN E LINDJES SË MESME

Nga Bajramm Shabani
Që në fillim kam pasur dyshime se a mos vallë pas rrëzimit të helikopterit ku ndodhej presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, kanë gisht Mossadi dhe agjenturat perendimore, por sipas gjitha gjasave tani nuk më rezulton që helikopteri të jetë rrëzuar nga agjenturat perendimore. Irani është njëri ndër shtetet më antiperendimore në botën islame, prandaj besoj që iranianët nuk janë edhe aq neglizhentë sa të lejojnë kaq lehtë të vritet presidenti i tyre. Nëse pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranianë mullah Ibrahim RAISIT qëndrojnë Mossadi, CIA dhe MI6, atëherë na bëjnë të dyshojmë se atentati është kryer në bashkëpunim me njerëz të një pjese të qeverisë iraniane dhe të njerëzve që mbajnë poste të larta në ushtri.
Nëse faktet dhe provat shkencore na çojnë në atë drejtim që rrëzimi i helikopterit të kryetarit iranianë është bërë nga agjenturat perendimore në bashkëpunim me ato vendore, atëherë duhet kërkuar armiqtë edhe mbrenda qeverisë dhe ushtrisë. Nuk guxon Irani me një traditë historike 6000 mijë vjeçare ti lejojnë vetës që ti vritet kaq lehtë presidenti, sipas gjitha analizave deri tani nuk më rezulton që rrëzimi i helikopterit të jetë bërë nga agjenturat perendimore. Nuk më rezulton deri më tani që lideri iranianë Ibrahim Raisi të jetë ekzekutuar nga agjenturat perendimore, sepse lideret e tyre ruhen shumë mirë dhe nuk ka gjasa të vriten pa ndihmën e njerëzve mbrenda qeverisë.
Padyshim që ekzistojnë dyshime qe pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian mund të qëndrojnë Perendimi, Izraeli dhe angloamerikanët, shkaku që Irani është armiku i Perëndimir është mëse e natyrshme që ne të dyshojmë dhe të kalojmë në Teori KONSPIRATIVE. Është njësoj si në jetën e përditshme ta zëmë kur dikush vjedh në një qytet dhe të gjithë e njohin atë person, sa herë që plaçkitet qyteti apo ndonjë lagje e qytetit si policia si banoret e asaj lagje gishtin e drejtojnë drejtë aty hajdutit, edhe pse hajduti është i pafajshëm në plaçkitjet e fundit.
Tani edhe ne njësoj si hajdutin e qytetit tonë pas rrëzimit të helikopterit të presidentit iranianë, dyshimet e para na çojnë te keqbërsit angloamerikanë dhe te Izraeli sepse Irani konsiderohet shteti më i rrezikshëm ndaj Perendimit pas Rusisë dhe Kinës. Rezultatet dhe ekspertizat shkencore deri më tani nuk flasin për një atentat të mundshëm, sepse sikur të ishte rrëzuar helikopteri i presidentit atëherë do të shpërndaheshin pjesët e helikopterit. Pjesët e helikopterit nuk janë shpërndarë, sipas ushtarakut Dritan Goxhaj, përjashtohet mundësia e përfshirjes së Mossadit, Shin’Betit, CIA dhe MI6 në rrëzimin e helikopterit.
Dritan Goxhaj është ekspert ushtarak dhe unë i besoj kur flet sepse nuk është si këta të tjerët, sipas Dritan Goxhajt sikur të ishte sulmuar helikopteri pjesët e tij do të shpërndaheshin deri në 200 metra. Por pjesët e helikopterit ndodhen në një vend dhe jo të shpërndara, unë nuk marrë vesh në çështje ushtarake prandaj i dëgjoj çfarë thonë njerëzit e besueshëm dhe kompetent që unë i konsideroj. Personalisht merrem vetëm me analiza politike dhe gjeopolitike, kuptohet aq sa di aq sa mundem me atë kapacitetin tim të kufizuar. Të nderuar miq në njëfarë mënyre tani po e ndiej një lehtësim që pas rrëzimit të helikopterit nuk qëndrojnë agjenturat perendimore, por thjesht helikopteri është rrëzua nga faktori i natyrës e jo nga faktori njeri.
Nuk mund të vriten mullahet dhe ajatollahet e Iranit nga asnjë agjentur sepse ata ruhen mirë nga institucionet dhe shërbimet e shtetit.
Sido që të jetë hetimet besoj që duhet të vazhdojnë edhe nga shërbimet ruse dhe kineze në bashkëpunim me ato vendore, sesi ndodhi rrëzimi i helikpoterit ku u martirizua lideri i madh Ibrahim RAISI i cili një muaj më parë direkt nga Teherani bombardoi bazat ushtarake të Izraelit në jug.
Sido që të jetë sot bota Islame dhe mbarë njerëzimi e sidomos Palestina, Hezbollahu, huthitët e Jemenit kanë humbur një burrë të madh, sot kemi humbur një burrë, një vizionar një njeri trim e atdhetar dhe luftëtar të madh kundër imperializmit angloamerikan dhe neokolonializmit dhe diktatures demokratike, neoliberale sataniste.
Mullahu Ibrahim RAISI nuk ka vdekur por vetëm është shpërngulur në botën tjetër, prandaj të lutemi të gjithë që mullahun Ebrahim RAISIN Allahu i Madhërishëm ta ketë falur dhe ta shpërblejë me xhennetin Firdeus, dhe njëherit ti jetë pranuar shehidllëku, Amin, Amin, Amin.
Sot e tërë bota Islame ka dhimbje të madhe ndërsa armiqtë e Islamit sot janë gëzuar, Turqia ka shpallur ditë dhimbje për humbjen e Ibrahim Raisit. Nëna histori dhe historia Islame do ta kujtoj mullahun Ibrahim RAISIN si një burrë të madh dhe vizionar, Ibrahim Raisi ky burrë i madh ka bërë shumë punë për çështjen palestineze dhe luftën e tij të pakompromis për largimin e angloamerikaneve nga rajoni i Lindjes se Mesme Islame.
Sido që të jetë politika iraniane nuk ndryshon drejtimin në gjeopolitikën botërore, edhe pas shpërnguljes së Ibrahim RAISIT në botën tjetër, Irani prapë vazhdon në aleancë me RUSINË dhe KINËN kundër Perëndimit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne