Niko Peleshi dhe qeveria e Edi Ramës i hapin rrugë NATO-s për luftë me Rusinë

Firmoset marrëveshja në Samitin e NATO-s për lehtësimin e lëvizshmërisë ushtarake në Korridorin e VIII. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka nënshkruar gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, me homologët e tij të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Dokumenti i firmosur nga ministri Niko Peleshi, ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprianov dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Vlado Misajlovski. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peleshi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook ku shkruan se trupat e Alenacës së Atlantikut të Veriut do të kenë mundësinë që të zhvendosen më shpejt dhe lirisht nga deti Adriatik për në Detin e Zi dhe më pas të depërtojnë në Ballkan p-as firmosjes së kësaj marrëveshjeje.

Peleshi shton se kjo iniciativë është iniciuar nga Shqipëria dhe e mbështetur fuqimisht edhe nga 3 partnerët rajonalë. “Trupat e NATO-s do të kenë mundësinë të zhvendosen më shpejt dhe më lirisht nga Deti Adriatik në Detin e Zi apo të depërtojnë në Ballkan, falë firmosjes së Letrës së Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit të VIII Pan-Europian, gjatë punimeve të Samitit të Uashingtonit.

Homologët e Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut iu bashkuan kësaj iniciative të propozuar nga vendi ynë dhe të mbështetur fuqimisht edhe nga partnerët rajonalë”,- shkruan Peleshi në rrjetin social, Facebook.

Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të Nënshkrimi i Letrës së Qëllimit vjen në mbështetje të vizionit që Shqipëria ka për Korridorin VIII si edhe të master-projektit për ndërtimin e Bazës Detare NATO në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.

Letra e Qëllimit do të rrisë vizibilitetin e projekteve të përbashkëta si dhe rëndësinë gjeostrategjike të tyre për të gjithë rajonin./newsbomb.al

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne