Niko Peleshi publikon imazhet e para nga dronët ‘Bayraktar’: Do të rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë

Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët Bayraktar. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

“Krenarë të ndajmë sot imazhet e para nga dronët Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Ministri Peleshi.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim tre dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve.

Këta dronë janë të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar. Ata do të shërbejnë edhe për monitorimin e territorit dhe imazhet e tyre do të jenë në shërbim të institucioneve të shtetit. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimeve të Aleancës së NATO-s. /Tpz

Niko Peleshi publikon imazhet e para nga dronët ‘Bayraktar’: Do

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne